REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr.  K1/Sh 13-17 Prot.                                        Tiranė, mė 09/02/2004

Nr. Dok. 200201140/17        

 

Lenda:        Percjellje shkrese dhe kerkese per prononcim

          Drejtuar:     Ministrit te Ekonomise

                                     

                                     Z. Anastas ANGJELI

                                                                         TIRANE

  

Sikurse kemi vene ne dijeni ish Ministrin e Ekonomise, zotin Arben Malaj, me ane te shkreses tone nr.K1/Sh13-11 date 26.12.2002, prane institucionit te Avokatit te Popullit, jane paraqitur nje grup ankesash nga individe te ndryshem, por edhe nga perfaqesues shoqatash, ne te cilat ngrihet shqetesimi i perbashket, lidhur me futjen ne perdorim te letrave me vlere, ne proēesin e privatizimit te objekteve te percaktuar per kete qellim.

            Sikunder ankuesit shprehen ne keto letra, megjithese Kuvendi ka miratuar me aktin normativ nr.4 date 16.02.1999 “Per nje ndryshim ne Ligjin Nr.8162 date 7.11.1996 “Per miratimin me ndyshime te dekretit nr.1630 date 1.01.1996“”, shtyrjen e afatit te skadences se letrave me vlere deri ne vitin 2005, letrat me vlere nuk po futen ne perdorim per privatizimin e objekteve te rendesise se veēante dhe ne sektoret jostrategjike, nderkohe qe ky proēes po vazhdon.

          Ne keto kushte, eshte kerkuar nderhyrja e Institucionit tone per mundesimin e zgjidhjes se ketij problemi, si dhe per sensibilizimin e organeve te administrates qendrore publike, per marrjen e masave ne zbatim te ligjit.

          Per shqyrtimin e metejshem te ketyre ankesave, i jemi drejtuar me nje kerkese Keshillit te Ministrave, per nevojen e hartimit te programit dhe platformes per perdorimin e letrave me vlere, siē percaktohet ne aktin normativ nr.4 date 16.02.1999 “Per nje ndryshim ne Ligjin Nr.8162 date 7.11.1996 “Per miratimin me ndyshime te dekretit nr.1630 date 1.01.1996””.

          Pas percjelles se kesaj kerkese per kompetence nga ana e Keshillit te Ministrave, ne Ministrine e Financave dhe ne Ministrine qe Ju drejtoni, se fundmi ne pergjigjen e saj nr.7696/1 date 22.11.2002, Ministria e Financave, sygjeron ngritjen e nje grupi pune me specialiste te Keshillit te Ministrave, Ministrise se Financave dhe Ministrise se Ekonomise, per zgjidhjen e ketij problemi.

          Meqenese ne kete shkrese Ministria qe Ju drejtoni, cilesohet si Ministria e linjes qe mbulon proēesin e privatizimit te ndermarrjeve, si dhe Ministria qe luan rolin kryesor ne kete proēes, lutemi te na vini ne dijeni per angazhimin tuaj zyrtar ne lidhje me kete sygjerim, apo lidhur me hapa te tjere te mundshem te ndermarre nga ana e Institucionit qe Ju drejtoni ne kete drejtim.

            Duke besuar ne bashkepunimin dhe mirekuptimin Tuaj, bashkangjitur kesaj shkrese keni nje kopje te shkreses tone nr.K1/Sh13-11 date 26.12.2002, si dhe nje kopje te shkreses se sipercituar, te Ministrise se Financave.

 

                                                                                       

                                                                                                                                                            AVOKATI  I  POPULLIT

         Ermir DOBJANI  

___________________________________________________________________________

 

Kthim nė faqen kryesore

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site ėshtė ndėrtuar dhe mirėmbahet nga Agjensia e Marketingut "IMAZH" sh.a.

www.imazh.com.al