REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr.  K1/Sh 13-16 Prot.                                        Tiranė, mė 09/02/2004

Nr. Dok. 200201140/16        

 

Lenda:        Lidhur me sugjerimin per ngritjen e nje grupi pune, per hartimin e programit dhe platformes per perdorimin e letrave me vlere.

          Drejtuar:     Ministrit te Financave

                                     

                                     Z. Arben MALAJ

                                                                         TIRANE

  

Prane institucionit te Avokatit te Popullit, jane paraqitur nje grup ankesash nga individe te ndryshem por edhe nga perfaqesues shoqatash, ne te cilat ngrihet shqetesimi i perbashket, lidhur me futjen ne perdorim te letrave me vlere, ne proēesin e privatizimit te objekteve te percaktuar per kete qellim.

          Sikunder ankuesit shprehen ne keto letra, megjithese Kuvendi ka miratuar me aktin e tij perkates, shtyrjen e afatit te skadences se letrave me vlere deri ne vitin 2005, letrat me vlere nuk po futen ne perdorim per privatizimin e objekteve te rendesise se veēante dhe ne sektoret jostrategjike, nderkohe qe ky proēes po vazhdon.

          Ne keto kushte, eshte kerkuar nderhyrja e Institucionit tone per mundesimin e zgjidhjes se ketij problemi, si dhe per sensibilizimin e organeve te administrates qendrore publike, per marrjen e masave ne zbatim te ligjit.

          Per shqyrtimin e metejshem te ketyre ankesave, i jemi drejtuar me nje kerkese Keshillit te Ministrave, per nevojen e hartimit te programit dhe platformes per perdorimin e letrave me vlere, siē percaktohet ne aktin normativ nr.4 date 16.02.1999 “Per nje ndryshim ne Ligjin Nr.8162 date 7.11.1996 “Per miratimin me ndyshime te dekretit nr.1630 date 1.01.1996””.

          Pas percjelles se kesaj kerkese per kompetence nga ana e Keshillit te Ministrave, ne Ministrine e Ekonomise dhe ne Ministrine qe Ju drejtoni, se fundmi me pergjigjen nr.7696/1 date 22.11.2002, Ministria e Financave, sygjeron ngritjen e nje grupi pune me specialiste te Keshillit te Ministrave, Ministrise se Financave dhe Ministrise se Ekonomise, per zgjidhjen e ketij problemi.

          Meqenese problemi qe eshte shtruar per zgjidhje eshte kompleks dhe kerkon veprim te te gjithe institucioneve perkatese, lutemi te na vini ne dijeni lidhur me hapa te mundshem te ndermarre nga ana e Institucionit qe Ju drejtoni, ne kete drejtim. Kete problem ja kemi ngritur njekohesisht Ministrit te Ekonomise, zotit Anastas ANGJELI.

            Duke besuar ne bashkepunimin dhe mirekuptimin Tuaj, bashkangjitur kesaj shkrese, keni nje kopje te shkreses nr.7696/1 date 22.11.2002, te Ministrise se Financave.

 

                                                                                       

                                                                                                                                                            AVOKATI  I  POPULLIT

         Ermir DOBJANI  

___________________________________________________________________________

 

Kthim nė faqen kryesore

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site ėshtė ndėrtuar dhe mirėmbahet nga Agjensia e Marketingut "IMAZH" sh.a.

www.imazh.com.al