REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr. K3/R23-5 Prot.                                     Tiranë, më 08/10/2009

Nr. Dok. 200901696/5

   

Lenda:        Kerkese per shpjegime per digen e Liqenit    Artificial te Tiranes

       

Drejtuar:    Ministrit te Puneve Publike, Transportit

dhe Telekomunikacionit

Z. Sokol Olldashi

TIRANE

 

Per dijeni:  Kryministrit te Republikes se Shqiperise

Z. Sali Berisha

 

                                     TIRANE

  

  

 

I nderuar zoti Minister !

          Prane Institucionit tone kane paraqitur ankese nje grup prej rreth 400 banoresh te bllokut Ndertim-Vila, ne rrugen “Komuna e Parisit” (sot Medar Shtylla), me anen e te ciles na bejne te ditur shqetsimin per mungesen e mirembajtjes dhe pasigurine teknike te diges dhe portes te Liqenit Artificial te Tiranes. Te njejtat probleme ka edhe kolektori i shkarkimit, mbi te cilin jane kryer ndertime pa lejen e KRT-se, si dhe devijime deri ne 90 grade. Nderhyrjet ne kolektor e kane ngushtuar dhe ulur kapacitetet e percjelljes se ujrave te teperta te liqenit dhe rreshjeve, gje qe ka sjelle qe ne disa raste, nga viti 2000 deri ne 2009, banesat, garazhet, rruget, etj, jane permbytur, duke sjelle edhe deme te medha materiale.

          Sipas tyre, problematika e mesiperme veshtireson zgjidhjen imediate edhe per faktin se Diga nuk rezulton te jete ne administrim te asnje enti publik, dikasteri apo organi te pushtetit vendor dhe deri tani nuk ka filluar ndonje projekt per permiresimin e situates, megjithese gjate fushatave elektorale eshte premtuar vazhdimisht.

          Ligji nr.8736, dt.01.02.2001 “Per rezervat ujore” dhe ai me nr.8743, dt. 22.02.2001 “Per pronat e palujtshme te shtetit” parashikojne pronesine shtetrore mbi digat. Ndersa Ligji nr.8681. dt.02.11.2000 “Per projektimin, ndertimin, shfrytzimin dhe mirembajtjen e digave dhe dambave” ngarkon administratorin, qe eshte perdoruesi ose shfytezuesi, per shfrytezimin, mirembajtjen dhe riparimin e diges.

Ankuesit, duke parashtruar rrezikshmerine e diges dhe kolektorit te Liqenit Artificial, si nje burim me rrezik te shtuar per shendetin, jeten dhe pronen e komunitetit te zones poshte saj, kerkojne nderhyrjen institucionale te Avokatit te Popullit per zgjidhjen sa me te shpejte te shqetsimit te bere prezent.

Duke ju kujtuar nenin 63/4 te Kushtetutes, ne te cilin parashikohet se : “Organet dhe funksionaret publike jane te detyruar t’i paraqesin Avokatit te Popullit te gjitha dokumentat dhe informacionet e kerkuara prej tij”, si dhe nenin 19/b te Ligjit nr.8454, date 4.2.1999 “Per Avokatin e Popullit”, me ndryshimet e bera, qe percakton se : “Avokati i Popullit ka te drejte te marre shpjegime nga çdo organ i administrates qendrore dhe vendore, si dhe te marre çdo dosje apo material qe ka lidhje me hetimin” e pavarur qe kryen, ju lutemi qe brenda dates 16.10.2009, te na dergoni shpjegimet dhe mendimin i Ministrise qe Ju keni nderin te drejtoni, per problemet e mesiperme qe lidhen me digen e Liqenit Artificial dhe parandalimin e permbytjeve nga ujrat dhe rreshjet.

 Me besim ne mirekuptimin dhe bashkepunimin me Ju.

    

 

                                                           

                                

AVOKATI  I  POPULLIT

 

        Ermir  DOBJANI

 


___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Ky website mirëmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.