REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr. K2/Xh16-3 Prot.                                    Tiranė, mė 29/04/2005

Nr. Dok. 200401919/3        

 

Lenda:        Kthim pergjigje

    

         Drejtuar:         Z. Xheladin Ēelmeta

                              Shtypi Ushtarak

                              Ministria e Mbrojtjes

 

                                                                                       TIRANE

 

            Per dijeni:    Ministrit te Rendit Publik

                              Z. Igli TOSKA

                                                                                       TIRANE

 

                              Drejtorit te Akademise se Policise “Arben 

                              Zylyftari”

                                     Z. Piro LAZI

                                     Sauk

                                                    TIRANE

 

 

Ne ankesen drejtuar institucionit tone na shkruani se vajza juaj, Marinela Ēelmeta ne vitin 2004 konkuroi ne Akademine e Policise “Arben Zylyftari” dhe ne perfundim te konkurimit ka mare 144 pike, duke u renditur e 6-ta ne listen per vajzat. Sipas jush, nga ana e Akademise se Policise, para konkurimit ishte njoftuar se do te pranoheshin 40 djem dhe 10 vajza, por ajo nuk u pranua dhe ne vend te saj u fut nje tjeter. Me pas, me V.K.Ministrave, numri i studenteve qe do te pranoheshin ne Akademine e Policise u shtua edhe me 15 studente te tjere, por ajo perseri nuk u pranua, duke ju shkelur hapur kriteret e percaktuara ne V.K.Ministrave dhe ne Rregulloren e Akademise. Ne vend te saj jane pranuar persona te tjere, te cilat ne konkurim kane mare me pak pike se sa ajo. Gjithashtu ju pretendoni se pranimi i studenteve te cilet ne konkurim moren me pak pike se sa ajo eshte bere mbi baza te paligjeshme, miqesore dhe rushfeti te zyrtareve qe jane mare me keto proēedura.

Lidhur me kete ankese ju sqarojme se:

Nga ana jone ju kerkuan shpjegime Akademise se Policise, e cila na sqaroi se njoftimi per kuoten e pranimeve ne Akademi ka qene 50 studente, nga te cilet 40 djem, 5 vajza dhe 5 per studente qe kishin mbaruar Institutin e Policise. Ndersa me pas u shtuan edhe 15 studente te tjere dhe kuota e atyre qe do te vazhdonin Akademine u be 65 studente. Ne pergjigjen e Akademise nuk mohohet fakti qe Marinela ka qene e renditur brenda kuotes perfundimtare te pranimit te studenteve ne kete Akademi, por Akademia justifikohet me pretendimin se lista e pranimeve eshte bere nga Ministria dhe jo prej saj.

Pas kesaj pergjigjeje te Akademise se Policise, ne i kerkuam Ministrit te Rendit Publik te verifikonte pretendimet e ngritura nga ana juaj dhe te dergonte shpjegime lidhur me to dhe per aresyet perse nuk ishte respektuar renditja ne pranimin e studenteve te cilet ne konkurim kane qene me lart ne renditje, ne krahasim me ata qe jane pranuar faktikisht.

Ministri i Rendit Publik, pas disa muajesh vonese, me shkresen Nr. 156/3, date 11.04.2005, na ktheu pergjigje se Marinela nuk eshte kualifikuar ne konkurim. Ndersa per shtesat na informon, se trajtimi i kandidateve eshte bere me preokupacionin e duhur dhe sipas gjykimit perfundimtar te instancave perkatese.

Nga verifikimet e bera nga ana jone, rezulton se ne Akademine e Policise per vitin mesimor 2004-2005 jane pranuar gjithsej 8-te vajza duke perfshire edhe ato te pranuara nga shtesat e bera.

 

Z. Ēelmeta,

Ne perfundim te shqyrtimit te ankeses tuaj, ne kemi arritur ne konkluzionin se ajo eshte e drejte dhe se vajzes tuaj, Marineles, padrejtesisht i eshte shkelur e drejta per t’u pranuar ne Akademine e Policise. Mirepo, duke u ndodhur perball faktorit objektiv te kohes se gjate qe ka kaluar nga fillimi i shkolles dhe viti shkollor tashme eshte ne perfundim te tij, nga ana jone nuk mund te behet rekomandim Ministrit te Rendit Publik per pranimin e saj ne shkolle. Ju sugjerojme qe kete vit vajza juaj te konkuroje perseri, duke besuar per nje vleresim e qendrim korrekt te Komisionit te vleresimit te Akademise se Policise dhe te strukturave perkatese te Ministrise se Rendit Publik.

 

Duke shpresuar ne mirekuptimin tuaj,

 

 

                                                                                            

                                                               AVOKATI I POPULLIT

           Ermir DOBJANI  

___________________________________________________________________________

 

Kthim nė faqen kryesore

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site ėshtė ndėrtuar dhe mirėmbahet nga Agjensia e Marketingut "IMAZH" sh.a.

www.imazh.com.al