REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr.  168/1   Prot.                                 Tiranė, mė 08/11/2005

        

 

Lenda:        Dėrgohet informacioni mbi konkluzionet dhe rekomandimet e Komitetit kundėr Torturės.

 

Drejtuar:    Ministrit tė Brendshėm

                             Z. Sokol OLLDASHI

                                                                          Tiranė

  

          I nderuar z. Ministėr,

 

          Konstatojmė me kėnaqėsi qė me ardhjen Tuaj nė drejtimin e Ministrisė sė Brendshme, mardhėniet tona Institucionale nė kryerjen e misioneve kushtetuese janė pėrmirėsuar dukshėm. Kėshtu p.sh. mund tė pėrmendim shpejtėsinė dhe korrektėsinė e treguar ne kthimin e pėrgjigjeve tė shkresave, si dhe mirėpritjen, vlerėsimin dhe zbatimin e disa rekomandimeve tona pėr mbrojtjen dhe respektimin e tė drejtave tė qytetarėve.

           Nga Ministria e Punėve tė Jashtme, me shkresėn Nr. 7539 Prot., dt. 14.06.2005, na ėshtė dėrguar njė informacion “Mbi konkluzionet dhe rekomandimet e Komitetit kundėr Torturės`”. Disa nga kėto rekomandime ne Jua kemi dėrguar me shkresėn tonė Nr. 168 Prot., dt. 07.10.2005, ne pikėn V tė saj, me titull “ Rekomandime pėr ēėshtje tė pazgjidhura”,  tė cilat kanė tė bėjnė me parandalimin e torturės dhe formave tė tjera tė keqtrajtimit dhe shkeljeve tė ligjit nga policia. Kėshtu mund tė pėrmėndim sidomos ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me personat qė shoqėrohen dhe pyeten nė zyrat e Policisė si:

- tė drejtėn e individit tė privuar nga liria, pėr njoftimin e njė tė afėrmi ose tė njė tė treti ose avokatit sipas dėshirės;

           - tė drejtėn e vizitės, efektivisht tė zbatueshme, nga njė mjek pėr personat e privuar nga liria, qysh nė fillim tė privimit tė tyre nga liria;

           - ēdo person tė privuar nga liria prej policisė, t’i dorėzohet sistematikisht njė formular ku saktėsohen tė drejtat e tij;

           - pėrpunimin e njė udhėzimi tė saktė (kod i sjelljes) pėr marrjen nė pyetje nga policia tė personave tė ndaluar, arrestuar dhe pėr personat e mbajtur nga policia pėr qėllime administrative;

           - pėrmirėsimin e kushteve tė mbajtjes sė shtetasve nė qelitė e paraburgimit dhe nė ambjentet e policisė;

           - akordimin e njė buxheti tė posaēėm organeve tė policisė pėr tė financuar ushqimin e tė ndaluarve pa burime financiare, apo tė huajėve qė kapen duke kaluar kufirin shtetėror;

           - realizimin e plotė tė kalimit tė vartėsisė sė personelit tė dhomave tė izolimit nga Ministria e Rendit Publik nė atė tė Ministrisė sė Drejtėsisė;

           - formimin profesional fillestar dhe nė vazhdim tė punonjėsve tė policisė tė tė gjitha gradave dhe kategorive, si dhe pėrzgjedhjen dhe rekrutimin e punonjėsve tė rinj tė policisė.

           - vendosjen e njė numėri telefonik falas pėr komunikimin me Avokatin e Popullit tė personave tė izoluar nga Policia etj.

           Meqenėse shkresa e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, me Nr. 7539 Prot., dt. 14.06.2005, “Mbi konkluzionet dhe rekomandimet e Komitetit kundėr Torturės`” ėshtė dėrguar para emėrimit Tuaj nė detyrėn e Ministrit tė Brendshėm, po Jua dėrgojmė atė me qėllimin e rakordimit tė rekomandimeve tona me rekomandimet qė jepen nga Komiteti kundėr Torturės.

           Bashkėlidhur ėshtė shkresa e cituar mė sipėr.

 

           Duke besuar nė mirėkuptimin Tuaj, presim pėrgjigje tė veēantė pėr kėto Rekomandime Specifike.

 

 

                                                                                          Me respekt

                                                                                                                                                            AVOKATI  I  POPULLIT

         Ermir DOBJANI

___________________________________________________________________________

 

Kthim nė faqen kryesore

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site ėshtė ndėrtuar dhe mirėmbahet nga Agjensia e Marketingut "IMAZH" sh.a.

www.imazh.com.al