I
nderuar z. Minister!
Sikunder
jeni vene ne dijeni nepermjet korrespodences tone me rekomandimin Nr.
200502305 prot., te dates 04.01.2006, qytetari Fredi Meta ka derguar
nje ankese prane Institucionit te Avokatit te Popullit me ane te se
ciles kerkon ekzekutimin e vendimit nr. 2185, dt. 15.04.2005 te
Gjykates se Shkalles se Pare Tirane gjyqesor nga Ministria e
Financave, e cila ka vendosur detyrimin e z. Andrea (Sejdin) Berberi
t`i paguaje kreditoreve Fredi Meta dhe
Ilir Qose, shumen
1.417.600Leke.
Ne
pergjigje te rekomandimit tone, Ministria juaj eshte pergjigjur se
ekzekutimi i vendimit te subjektit ne fjale nuk eshte bere per arsye
se identiteti i personit Andrea (Sejdin) Berberi nuk perputhet me
certifikaten e leshuar nga Gjendja Civile, per te cilen subjekti ka
paraqitur kopje te vertetimit nga Komuna Hocisht, Korce.
Per
sa me siper, juve keni kerkuar detyrimisht kopje te vendimit te
Komunes Hocisht, Korce, per ndryshimin e identitetit, si dhe nje akt
zyrtar qe verteton jo vetem identitetin e subjektit perfitues por dhe
gjeneralitetet e pergjithshme te tij, duke perfshire atesine dhe
amesine.
Per
sa kerkoni ne letren tuaj drejtuar Institucionit te Avokatit te
Popullit, ju veme ne dijeni se zyra jone ne baze te kompetencave qe i
jep Kushtetuta e Republikes se Shqiperise dhe Ligji nr. 8454, date
04.02.1999 Per Avokatin e Popullit, ka marre kopje te Vendimit
te Keshillit te Komunes Hocisht, nr. 34 date 29.11.1996, per ndrimin e
emrit nga Sejdin Abil Berberi ne Andrea Abil Berberi, si dhe Fleten e
Rregjistrit Themeltar te Gjendjes Civile e cila eshte e njejte me
origjinalin, dhe e cila permban gjeneralitet e personit te
lartpermendur.
Per
nje zgjidhje sa me te shpejte dhe ligjore te problemit ne fjale,
Institucioni i Avokatit te Popullit, e gjen me vend t`ju beje me dije
per dokumentacionin bashkangjitur, duke ndihmuar bashkarisht ne venien
ne vend te se drejtes se shkelur te qytetarit dhe marrjen e masave te
nevojshme per shlyerjen e detyrimit ne leke te favor te shtetasve
Fredi Meta dhe Ilir Qose, sipas vendimit nr. 2185, date 15.04.2005 te
Gjykates se Shkalles se pare Tirane.
Duke
besuar ne bashkepunimin Tuaj, jemi ne pritje te qendrimit per kete
rekomandim.
Me respekt
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI