REPUBLIKA E SHQIPERISE

Keshilli i Ministrave

Grupi Mbikqyres

___________________________________________________________________________

 

                                                                                                                                 Nr. 183/1 Prot.                                             Tiranė, mė 26/04/2001

 

Lenda: Gjegje tuajes nr 33/54 date 4.04.2001

 

Z. Ermir Dobjani

Avokat i Popullit 

TIRANE

 

 

Persa kerkoni ne tuajen m 33/54, date 4.04.2001, sqarojme:

 

Grupi Mbikqyres i kontrollit dhe adminstrimit te shoqerive huamarrese, sipas vendimit te Keshillit te Ministrave nr 321 , date 5.07.1999, eshte ngarkuar me detyren e verifikimit te listave te familjareve, planezuar nga Keshillat e Bashkise apo te komunave me strehim nga fondi i kredise Greke, me listen e kreditoreve ne skemat piramidale. Pra nuk heq dhe shton emra personash jashte kontigjenteve te miratuara nga strukturat vendore te organeve te pushtetit lokal.

 

Ne zbatim te vendimit te Keshillit te Ministrave nr 585 date 11.12.1997 “Per evidentimin e familjeve qe kane humbur banesat nga renia e skemave piramidale”, Grupi Mbikqyres nepermjet institucioneve perkatese te ngarkuara, evidentoi ne shkalle vendi 5871 familje te pastrehe, dhe per rrethin e Vlores 1153 familje, nga te cilat 684 me 1 dhome e 1 guzhine,  376 familje me 2 dhoma e l guzhine, 39 me 3 dhoma e l guzhine dhe 54 familje garsoniere, duke i propozuar Keshillit te Ministrave fondet perkatese nga fondi i kredise Greke per strehim prej 5 miliarde dhrahmi, fonde te cilat u konkretizuan me vendimin nr 321 date 5.07.1999 per cdo rreth.

 

Me fondet e percaktuara ne vendimin e Keshillit te Ministrave nr 321, date

5.07.1999 per rrethin e Vlores, per shumen 782 414 mije leke numri i familjeve qe perfitojne kredi nga fondi i kredise Greke per strehim, eshte rreth 400 apartamente, cka i jep te drejte organeve vendore te perzgjedhin  familjaret me te demtuar dhe pa strehe, sipas kritereve te caktuara ne vendim.

 

Rrethi Vlores, sipas pikes 4 te vendimit, per Bashkite dhe Komunat ne juridiksionin e vet, ne shkresen 701 date 28.9.1999 i ka derguar Ministrise se Pushtetit Lokal vendimet e miratuara per 634 familjare si me poshte:

 

a) Bashkia Vlore             561 familje

b) Bashka Orikum              9 familje

c) Bashkia Selenice           10 familje

d) Bashkia Himare              5 familje

e) Komuna Qender             6 familje

f) Komuna Novosele           5 familje

g) Komuna Shushice            8 familje

h) Komuna Vllahine             4 familje

i) Komuna Kote                13 familje

j) Komuna Brate                 3 familje

 

Bashkia Vlore me vendimin nr 49, date 16.9.1999 “Per trajtimin e familjareve qe perfitojne kredi”, ka miratuar numrin 561 vete duke derguar listat perkatese per verifikim ne Ministrine e Pushtetit lokal dhe kjo e fundit prane Grupit Mbikqyres.

 

Grupi Mbikqyres nepermjet Ministrise se Pushtetit Lokal gjate vitit 2000 realizoi prane Qendres se Informatizimit Financiar verifikimin e listave te familjareve duke kerkuar rast pas rasti kopje te deklaratave te plotesuara nga familjaret per shitjen e shtepise dhe depozitimin e vlerave te shitjes ne skemat piramidale.

 

Nga 634 familje gjithsej te miratuara per verifikim, dokumentacioni i derguar eshte vetem per 488 familje duke mbetur rreth 150 familje jashte nga te cilat 78 familje i perkasin Bashkise Vlore.

 

Gjithashtu pervec 634 familje te miratuara, Bashkia Vlore, me shkresen nr 1674, date 18. 10. 1999, dergoi prane Ministrise se Pushtetit Lokal dhe nje liste tjeter rezerve per 220 familje, jo per perfshirje te tyre si pjese integrale per verifikim, sepse ne asnje rast nuk dergoi dokumentacion shoqerues.

 

Pas shqetesimeve te ngritura nga perfaqesuesit e shoqates te te pastreheve ne i kerkuam perseri Bashkise Vlore gjithe dokumentacionin per verifikim per familjaret qe kane humbur banesat dhe kane depozituar kapitalet e tyre ne skemat piramidale, dokumentacion ky i derguar vetem me daten 2.04.2001 para Grupit Mbikqyres.

 

Si konkluzion ne do te kryejme riverifikimin e plote te listave ne perputhje me detyren e ngarkuar ne vendimin e Keshillit te Ministrave duke i renditur familjaret qe kane depozituar kapitalet sipas vleres se borxhit nderkohe qe vendimmarrja per perfshirjen ose jo ne lista eshte detyre e organeve te pushtetit vendor.

 

Bashkelidhur keni kopje te dokumentacionit sa me siper.

 

Faleminderit per bashkepunimin.

 

 

KRYETARI I GRUPIT MBIKQYRES

FARUDIN ARAPI

 (firma, vula)

 

___________________________________________________________________________

 

Kthim nė faqen kryesore

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site ėshtė ndėrtuar dhe mirėmbahet nga Agjensia e Marketingut "IMAZH" sh.a.

www.imazh.com.al