LETER FALENDERIMI

       

___________________________________________________________________________

 

LETER FALENDERIMI Nr 2  

 

 

 

Drejtuar: AVOKATIT TE POPULLIT  

 Z.ERMIR DOBJANI

 

        T I R A N E  

 

Me daten 25 shtator te vitit 2003 jam ankuar prane Institucionit te Avokatit te Popullit, per nje ndalese parash, 429 EURO, qe me beri INSIG-u, duke e quajtur "debi pa burim", "borxh pa origjine"...

Mbas ankeses sime, Institucioni qe drejtoni Ju, e problemoi seriozisht prane INSIG-ut zgjidhjen ligjore te kesaj ankese.

    

Ky seriozitet me kenaqi, si ankues e si shtetas, edhe sikur te mos me ktheheshin kurre ato para qe me ishin mbajtur nga puna ime dhjetevjecare ne INSIG. Megjithese i pazgjidhur problemi, u ndjeva i kenaqur nga puna Juaj dhe Ju bera nje leter mirenjohje, me dt. 21.06.04.

   

Per muaj te tjere vazhdoi kokefortesia e zyrtareve te INSIG-ut, duke mos liruar frymemarrjen ligjore per zgjidhje. Por akoma me shume u forcua puna e AVOKATIT te POPULLIT per mbrojtjen ligjore derisa ata ne fund te shkurtit 2005, u detyruan te me kthejne parate qe me kishin mbajtur ne kundershtim me ligjin.

Falenderimi dhe mirenjohja ime ndaj Institucionit Tuaj qendron:  

  

1.Per punen e palodhur e te panderprere te z.Alket Jaupi, per mbrojtjen ligjore te faktit.       

  

2.Per degjimin e kujdesshem dhe mirekuptimin e tij ligjor per ankesen time.  

  

3.Per punen e tij profesionale per zgjidhjen e ankeses.  

   

Respekt per Titullarin e Institucionit, z ERMIR DOBJANI, per mbeshtjetjen e perkrahjen ligjore qe beri per zgjidhjen e ketij problemi. Theksoj se mungesa e asaj mbeshtetje do te hapte serine e seancave te mia gjyqesore me INSIG-un.  

  

Tirane, 26.02.05                                              ME MIRENJOHJE:

                                                                             Halil Elezi  

                                                                                (firma)

___________________________________________________________________________

 

Kthim nė faqen kryesore

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site ėshtė ndėrtuar dhe mirėmbahet nga Agjensia e Marketingut "IMAZH" sh.a.

www.imazh.com.al