BASHKIA E TIRANES

DREJTORIA E SHERBIMEVE NJEREZORE

___________________________________________________________________________

 

                                                                                                                                 Nr. 8721/1 Prot.                                           Tiranė, mė 22/11/2001

 

Lenda: Kthim pergjigje

 

AVOKATI I POPULLIT

Seksionit te Administrates

 

Ne lidhje me shkresen tuaj Nr18/1 Prot date 13.11.2001 ju informojme : 

 

Fillimisht ju kerkojme ndjese per vonesen e pergjigjes. Shqetesimi qe ngrini eshte i drejte por per kete po ju veme ne dijeni se ne zbatim te pikes 2 te Vendimit te Keshillit Bashkiak Nr.17 date 16.02.1998 eshte miratuar Vendimi i Keshillit Bashkiak Nr.132 date 30.07.1999 “Mbi trajtimin e qytetareve qe kane humbur banesat nga renia e skemave piramidale dhe kane paraqitur dokumentat jashte afatit kohor”. 

 

Ky Vendim eshte derguar prane Ministrise se Puneve Publike dhe Transportit me shkresen tone me Nr. 5425 date 23.08.1999 dhe eshte kthyer per arsye se afati i percaktuar ne VKM-ne Nr. 585 date 11.12.1997 “Per evidencimin e familjeve qe kane humbur banesat nga renia e skemave piramidale” pika 4, ka qene data 31 janar 1998.

 

 Duke ju falenderuar per bashkepunimin bashkelidhur po ju dergojme:

-Vendimin e Keshillit Bashkiak Nr.17 date 16.02.1998.

-Vendimin e Keshillit Bashkiak Nr.132 date 30.07.1999 se bashku me tabelen.

-Shkresen e Ministrise se Puneve Publike dhe Transportit Nr.3023/1 date 31.08.1999.

 

 

DREJTORI

ALBANA KOĒIU

(firma, vula)

 

___________________________________________________________________________

 

Kthim nė faqen kryesore

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site ėshtė ndėrtuar dhe mirėmbahet nga Agjensia e Marketingut "IMAZH" sh.a.

www.imazh.com.al