|
REZOLUTE
PER
VLERESIMIN E VEPRIMTARISE SE
INSTITUCIONIT
TE AVOKATIT TE POPULLIT PER VITIN 2005
Kuvendi
i Shqipėrisė,
- duke njohur dhe vlerėsuar veprimtarinė e Avokatit tė
Popullit si njė institucion jogjyqėsor nė ndihmė tė qytetarėve,
si dhe rolin e tij pėr rritjen e pėrgjegjshmėrisė dhe
transparencės sė administratės publike, pėrfshirė organet
ekzekutive tė gjyqėsorit dhe tė prokurorisė;
- duke konsideruar mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut
si njė nga objektivat kryesore tė kėtij institucioni;
- duke mbėshtetur punėn e bėrė pėr zbulimin e
defekteve tė administratės, denoncimin e sjelljeve tė kėqija
tė nėpunėsve kundrejt shtetasve shqiptarė;
- duke kėmbėngulur
nė nxitjen e transparencės sė administratės publike nė
veprimtarinė e saj dhe angazhimin nė rritjen e cilėsisė sė
shėrbimeve publike;
nė
bazė tė nenit 26, tė ligjit nr.8454, datė 04.02.1999, Pėr
Avokatin e Popullit dhe nenit 103, pika 2, tė Rregullores sė
Kuvendit, pasi u njoh me Raportin pėr Veprimtarinė e
Institucionit tė Avokatit tė Popullit pėr vitin 2005;
Konstatoi:
-
punėn e bėrė nga institucioni i Avokatit tė Popullit pėr dhėnien
e ndihmės ligjore nė rastet e konflikteve midis administratės
dhe publikut;
-
rritjen e ngarkesės sė punės sė kėtij institucioni, sikundėr
rezulton nga rritja e numrit tė ankesave qė i janė drejtuar
atij, si dhe nga numri i rasteve tė shqyrtuara nė krahasim me
njė vit mė parė;
-
bėrjen gjithnjė e mė publike tė veprimtarisė sė kėtij
institucioni.
Kuvendi kėrkon
qė pėr vitin 2006 tu kushtohet vėmendje e veēantė kėtyre
objektivave:
- vazhdimit tė
bashkėpunimit me Kuvendin pėr informimin pėr shkallėn e
respektimit tė tė drejtave tė njeriut, si dhe pėr shkeljet e
administratės publike nė Shqipėri;
- rritjes sė
nivelit tė bashkėpunimit me administratėn publike shqiptare pėr
rritjen e standardeve tė qeverisjes, si dhe forcimit tė bashkėpunimit
me shoqėrinė civile;
- organizimit tė
ditėve tė hapura nė mėnyrė periodike nė zona tė ndryshme
tė vendit, pėr tė rritur shkallėn e ndėrgjegjėsimit tė
publikut, si dhe zbatimit edhe tė formave tė tjera pėr tiu
afruar sa mė shumė atij;
- bėrjes
publike nė mėnyrė tė vazhdueshme tė shkeljeve tė
administrastės publike nė fushėn e tė drejtave tė njeriut,
duke kėrkuar edhe masa ndaj personave pėrgjegjės sipas
ligjit;
- rritjes cilėsore
tė nivelit tė raportimeve pranė organizmave ndėrkombėtarė;
- rritjes sė kėmbėnguljes
sė institucionit pėr ndjekjen e rekomandimeve tė dhėna pėr
administratėn publike shqiptare, pėrfshirė edhe gjyqėsorin
dhe prokurorinė.
Tirane,
me 20.03.2005
|