|
PROJEKTREZOLUTĖ
PER
VLERESIMIN E VEPRIMTARISE SE
INSTITUCIONIT
TE AVOKATIT TE POPULLIT PER VITIN 2008
Kuvendi
i Shqipėrisė,
-
nė vijimėsi i ka kushtuar rėndėsi institucionit tė Avokatit
tė Popullit pėr mbrojtjen e tė drejtave, lirive themelore dhe
interesave tė ligjshme tė shtetasve nga veprimet ose
mosveprimet e paligjshme e tė parregullta tė organeve tė
administratės publike;
-
nė vite ka vlerėsuar rolin e kėtij institucioni kushtetues tė
pavarur pėr rritjen e pėrgjegjshmėrisė dhe transparencės sė
administratės shtetėrore nė nivel qendror e vendor, sistemit
gjyqėsor dhe prokurorisė nėpėrmjet rekomandimeve tė dhėna
dhe masave tė propozuara;
-
ka mbėshtetur veprimtarinė e kėtij institucioni pėr krijimin
e standarteve bashkėkohore nė fushėn e mbrojtjes sė tė
drejtave themelore tė njeriut
Konstaton
se:
1.
Institucioni i Avokatit tė Popullit gjatė vitit 2008 ka
punuar pėr pėrmbushjen e objektivave sipas rezolutės sė
miratuar nga Kuvendi;
2.
Avokati i Popullit ka zhvilluar njė volum pune tė konsiderueshėm;
3.
Ka mbajtur marrėdhėnie tė ngushta bashkėpunimi me Kuvendin,
Kėshillin e Ministrave, gjyqėsorin, institucionet e tjera
qendrore dhe ato tė pavarura;
4.
Mekanizmi Kundėr Parandalimit tė Torturės, qė funksionin
pranė kėtij institucioni ka punuar pėr tė pėmbushur
angazhimet nė pėrputhje me Konventėn Europiane pėr
Parandalimin e Torturės
5.
Pėr herė tė parė gjatė vitit 2008 ka paraqitur nė Kuvend
tre raporte tė veēanta pėr gjendjen e shėndetit mendor nė
Republikėn e Shqipėrisė, pėr mbrojtjen e tė drejtave tė fėmijėve
dhe pėr botimin e akteve ndėrkombėtare tė ratifikuara nga
shteti shqiptar nė fushėn e tė drejtave tė njeriut.
Kuvendi
kėrkon pėr vitin 2009:
a)
gjetjen e mundėsive dhe zgjidhjeve nga ana e institucionit tė
Avokatit tė Popullit pėr sensibilizimin e opinionit publik
lidhur me kompetencat kushtetuese dhe ligjore tė tij;
b)
denoncimin nė vijimėsi tė shkeljeve tė tė drejtave tė
shtetasve nga administrata shtetėrore, qendrore apo vendore dhe
rritjen e shkallės sė ndėrgjegjėsimit tė publikut pėr kėrkimin
e tė drejtave tė shkeluara, apo tė mohuara;
c)
pėrmbushjen me sukses tė programit tė inspektimit nė
komisariate policie, burgje, qendra paraburgimi, spitale,
reparte ushtarake etj
ē)
thellimin e bashkėpunimit me Televizionin Publik Shqiptar dhe
televizionet e tjera kombėtare apo lokale pėr tė mbajtur njė
komunikim tė drejtpėrdrejtė me shtetasit shqiptarė;
d)
ndjekjen e rekomandimeve tė bėra nga ky institucion deri nė
realizimin e tyre;
dh)
intensifikimin e bashkėpunimit me organizmat ndėrkombėtare,
shoqėrinė civile dhe organizatat jofitimprurėse;
e)
veprimtaria e njėsisė pėr monitorimin dhe parandalimin e
torturės qė funksionon pranė Avokatit tė Popullit
tė ketė aksesin e duhur me akte ligjore apo nėnligjore
si edhe detyrimin pėr tė zhvilluar inspektime.
|