REPUBLIKA E SHQIPERISE

KUVENDI

___________________________________________________________________________

 

 

 

REZOLUTE

 

PER VLERESIMIN E VEPRIMTARISE SE INSTITUCIONIT TE AVOKATIT TE POPULLIT PER VITIN 2007

   

  

 

  

   

Kuvendi i Shqipėrisė,

 

- duke njohur rendėsinė kushtetuese tė Institucionit tė Avokatit tė Popullit pėr mbrojtjen e tė drejtave, lirive dhe interesave tė ligjshme tė individit nga veprimet ore mosveprimet e paligjshme e tė parregullta tė organeve tė administrates publike;

            - duke vlerėsuar rolin e kėtij institucionit tė paanshėm pėr rritjen e pėrgjegjshmėrisė dhe transparencės sė administrates shtetėrore nė nivel qėndror e vendor, sistemit gjyqėsor dhe prokurorisė nėpėrmjet rekomandimeve tė dhėna dhe masave tė propozuara;

            - duke mbėshtetur fuqimisht veprimtarinė e kėtij institucioni pėr krijimin e standarteve bashkėkohore nė fushėn e mbrojtjes sė tė drejtave themelore tė njeriut dhe kontributit tė dhėnė pėr pėrmirėsimin e legjislacionit vendas sipas standarteve ndėrkombėtare,

 

Vėren se pėr vitin 2007:

 

            1. Veprimtaria e Institucionit tė Avokatit tė Popullit gjatė vitit 2007 ka synuar mbrojtjen e tė drejtave tė shtetasve shqiptarė, nė pėrputhje me Kushtetutėn, konventat ndėrkombėtare dhe legjislacionin shqiptar;

            2. Institucioni i Avokatit tė Popullit ka punuar pėr pėrmbushjen e objektivave sipas rezolutės sė miratuar nga Kuvendi;

            3. Ka zhvilluar njė volum pune tė konsiderueshėm, duke i dhėnė drejtimin e duhur edhe ankesave qė janė jashtė juridiksionit tė tij;

            4. Marrėdhėniet me Kuvendin, Kėshillin e Ministrave, institucionet e tjera qendrore dhe ato tė pavarura kanė ardhur duke u pėrmirėsuar nė mėnyrė tė ndjeshme;

            5. Marrėdhėniet me shtetasit shqiptarė, duke shkuar si institucion pranė tyre nė bashki, komuna apo qarqe kanė dhėnė rezultate tė dukshme nė punėn e tij.

 

Kuvendi kėrkon pėr vitin 2008:

 

            a) Angazhimin mė tė plotė tė institucionit tė Avokatit tė Popullit pėr kryerjen e njė punė informuese dhe sqaruese pėr kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore, si dhe pėr mbrojtjen e respektimin e tė drejtave tė njeriut;

            b) vendosjen e njė marrėdhėnie bashkėpunimi tė vijueshėm me Televizionin Publik Shqiptar pėr tė vendosur njė komunikim tė drejtpėrdrejtė me tė gjithė shtetasit shqiptarė;

            c) rritjen e shkallės sė ndėrgjegjėsimit tė publikut pėr kėrkimin e tė drejtave tė shkelura apo tė mohuara;

            d) vendosjen e mbajtjen e marrėdhėnieve tė bashkėpunimit e mirėkuptimit si me organizmat ndėrkombėtare, ashtu edhe me forcat politike, shoqėrinė civile, organizatat jofitimprurėse dhe median;

            dh) ndjekjen deri nė pėrmbushje tė rekomandimeve tė bėra dhe masave tė propozuara tė kėtij institucioni drejtuar institucioneve shtetėrore dhe administrates publike;

            e) denoncimin nė vijimėsi tė shkeljeve tė tė drejtave tė shtetasve nga administrata shtetėrore, qendrore apo vendore.

 

 

 

 

                                                                   K R Y E T A R E

 

                                                               Jozefina Topalli (Ēoba)

 

14 prill 2008

 

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit