|
Tirane,
me 07.03.2005
REZOLUTE
PER
VLERESIMIN E VEPRIMTARISE SE
INSTITUCIONIT
TE AVOKATIT TE POPULLIT PER VITIN 2004
Kuvendi
i Shqiperise,
Njeh
dhe mbeshtet veprimtarine
e
Avokatit te Popullit per te rritur pergjegjshmerine dhe
transparencen e veprimtarise se administrates publike shqiptare,
perfshire organet ekzekutive te gjyqesorit dhe te prokurorise.
Duke verifikuar ankesat dhe kerkesat e shtetasve shqiptare, me
zgjidhjet dhe rekomandimet e tij, institucioni i Avokatit te
Popullit ka ndikuar qe te gjitha organet dhe autoritetet publike
te punojne me mire ne favor te qytetareve per te realizuar nje
qeverisje me te mire.
Dhenia
e ndihmes ligjore nepermjet rekomandimeve dhe keshillave ne
rastet e konflikteve midis administrates dhe publikut, zbulimi i
defekteve te administrates, denoncimi i sjelljeve te keqija te
nepunesve kundrejt qytetareve, presioni per ndryshimin e
procedurave te renduara dhe te paqarta te administrates publike,
krijimi i kushteve qe qytetaret te gezojne te drejtat e tyre ne
marrjen e informacioneve te nevojshme nga administrata publike,
nxitja e transparences se kesaj te fundit ne veprimtarine e saj,
angazhimi ne rritjen e cilesise se sherbimeve publike kane qene
drejtimet kryesore te veprimtarise se Avokatit te Popullit ne
zbatim te legjislacionit perkates.
Kuvendi,
pasi u njoh me Raportin per Veprimtarine e Institucionit te
Avokatit te Popullit per Vitin 2004, ne baze te nenit 26 te
ligjit nr.8454, date 4.2.1999 "Per Avokatin e
Popullit" dhe nenit 103 pika 2 te Rregullores se Kuvendit
konstaton:
Avokati
i Popullit tashme eshte nje institucion kushtetues i konsoliduar
ne mbrojtje te te drejtave dhe lirive te njeriut ne Republiken e
Shqiperise, qe vepron i udhehequr nga parimet e paanesise,
konfidencialitetit, profesionalizmit dhe pavaresise. Veprimtaria
e ketij institucioni eshte bere gjithnje e me publike. Kjo duket
ne besimin ne rritje te publikut shqiptar te ky institucion, si
dhe reagimin gjithmone e me pozitiv te administrates publike
shqiptare ndaj rekomandimeve te tij. Institucionet nderkombetare
qe merren me te drejtat e njeriut dhe ato homologe e kane
vleresuar ne vazhdimesi veprimtarine e ketij institucioni.
Kuvendi
kerkon qe per vitin 2005 tu kushtohet vemendje e veēante
ketyre objektivave:
l.
Bashkepunimit te vazhdueshem me Kuvendin, jo vetem per ta
informuar me mire per situaten e te drejtave te njeriut dhe
shkeljet e administrates publike ne Shqiperi, por edhe per te
bere ndryshimet e nevojshme ligjore, qe do te sillnin nje
efektivitet me te madh te Zyres se Avokatit te Popullit.
2.
Forcimit te bashkepunimit me te gjitha segmentet e administrates
publike shqiptare per rritjen e standardeve te qeverisjes ose
thene me thjeshte, per mireqeverisje, si dhe forcimit te
bashkepunimit me organizma te shoqerise civile, si grupe
presioni pozitiv mbi administraten. Ky
bashkepunim,
si dhe ai me median do te konsolidojne me tej arritjet e
deritanishme, me synim rritjen e efektshmerise se nderhyrjeve te
Avokatit te Popullit per ngulitjen e praktikave te mira
administrative.
3.
Vazhdimit te veprimtarise ndergjegjesuese te publikut dhe te
administrates per vendin dhe rolin e Avokatit te Popullit.
Organizimit te diteve te hapura ne menyre periodike ne zona te
ndryshme te vendit, duke zbatuar edhe forma te tjera per t'iu
afruar sa me shume publikut.
.
4.
Publikimit me mire dhe me shume te problemeve kryesore te
evidentuara nga shkeljet e administrates publike ne fushen e te
drejtave te njeriut, duke kerkuar edhe masa ndaj personave
pergjegjes, sipas ligjit.
5.
Hapjes se zyrave rajonale dhe caktimit te perfaqesuesve vendore
te Avokatit te Popullit sa me shpejt te jete e mundur, si dhe
mirefunksionimit te nenseksionit per mbrojtjen e te drejtave te
femijeve, mbi bazen e nje studimi paraprak te detajuar.
6.
Angazhimit te metejshem per rritjen cilesore dhe sasiore te
nivelit te raportimeve prane organizmave nderkombetare. Kjo
duhet te behet si ne raportet e paraqitura nga pala shteterore,
ashtu edhe ne raportet alternative, te pergatitura ne
bashkepunim me shoqerine civile.
7.
Domosdoshmerise per te ndermarre nismen ligjore per te realizuar
ndryshimet e nevojshme ne ligjin organik "Per Avokatin e
Popullit", per te reflektuar permiresimin dhe plotesimin e
kompetencave ligjore te Avokatit te Popullit.
Me
kete rast, Kuvendi terheq vemendjen e administrates publike
shqiptare, perfshire gjyqesorin dhe prokurorine, qe te
vleresojne akoma me shume kerkesat dhe rekomandimet e Avokatit
te Popullit gjate veprimtarise se tyre.
|