REPUBLIKA E SHQIPERISE

MINISTRIA E DREJTESISE

___________________________________________________________________________

 

Nr. 885/1 Prot.                                           Tiranė, mė 09/02/2009

 

 

    

 

Lėnda:  Kthim pėrgjigje Tuajės nr.30, datė 30.01.2009

 

 

Z. ERMIR DOBJANI

 

AVOKAT  I  POPULLIT

 

 

 TIRANĖ

     

   

I nderuar z.Dobjani,

 

Me shkresėn tuaj nr.30, datė 30.1.2009, ėshtė kėrkuar informacion lidhur me Raportin e Veēantė nr.2, i cili bėn fjalė pėr gjendjen e shėndetit mendor nė Shqipėri, me fokus tė veēantė pėr gjendjen nė sistemin e burgjeve.

 

Sikurse thuhet edhe nė Raport, Ministria e Drejtėsisė ėshtė institucioni pėrgjegjės pėr trajtimin e personave tė burgosur qė shfaqin probleme tė shėndetit mendor dhe qė ka nė administrim Qendrėn Spitalore tė Burgjeve si i vetmi institucion mjekėsor psikiatrik nė rang vendi qė trajton personat ndaj tė cilėve gjykata ka dhėnė masėn mjekėsore “mjekim i detyruar nė njė institucion mjekėsor”.

 

Pėrmirėsimi i kushteve tė trajtimit tė personave tė burgosur ka qenė ndėr synimet kryesore tė punės sė Ministrisė sė Drejtėsisė duke ndėrmarrė hapa konkretė nė kėtė drejtim. Pėrveē pėrmirėsimit tė kuadrit ligjor dhe nėnligjor, rėndėsi tė veēantė u ėshtė kushtuar kushteve materiale nė burgje si dhe marrjes sė masave tė tjera tė nevojshme pėr realizimin e tė drejtave tė personave tė burgosur, sipas ligjit.

 

Nė vazhdimėsi, Ministria e Drejtėsisė ka marrė masa pėr plotėsimin e organikave me personelin e nevojshėm mjekėsor si dhe pėr furnizimin me ilaēe tė institucioneve tė ekzekutimit tė vendimeve penale.

 

Me Urdhėrin nr.3185, datė 28.4.2008 “Pėr kategorizimin e institucioneve tė ekzekutimit tė vendimeve penale”, pėr herė tė parė, janė ngritur seksione tė veēanta pėr trajtimin e tė dėnuarve me shqetėsime psiqike me qėllim qė tė dėnuarit qė vuajnė nga sėmundje mendore tė marrin trajtim tė specializuar. Ky rregullim ėshtė nė pėrputhje me Rregullat Evropiane tė Burgjeve pėr kujdesin shėndetėsor dhe shėndetin mendor nė burgje. Me Urdhėrin e mėsipėrm, Institucioni i Ekzekutimit tė Vendimeve Penale Krujė ėshtė klasifikuar institut i veēantė pėr trajtimin e kėtij komuniteti si dhe tė personave tė moshuar, tė dėnuar me burgim, dhe aty vepron staf i zgjeruar mjekėsor.

 

Gjithashtu, Drejtoria e Pėrgjithshme e Burgjeve ka marrė masa qė tė gjithė tė paraburgosurit qė paraqesin shqetėsime mendore gjatė kohės sė burgimit, tė shoqėrohen menjėherė nė Qendrėn Spitalore tė Burgjeve ku vendosen nė mbikqyrje tė veēantė mjekėsore. Rėndėsi e veēantė i ėshtė kushtuar edhe zhvillimit tė aktiviteteve argėtuese dhe edukative pėr tė burgosurit.

 

Qendra Spitalore e Burgjeve ėshtė i vetmi institucion i specializuar ku jepet ndihmė mjekėsore pėr personat e burgosur tė sėmurė, qofshin tė paraburgosur apo tė dėnuar me burgim, brenda sistemit tė burgjeve. Aktualisht, pranė saj ėshtė sistemuar edhe komuniteti i personave ndaj tė cilėve gjykata ka dhėnė masa mjekėsore “mjekim i detyruar nė njė institucion mjekėsor”, madje ky grup pėrbėn mė shumė se ½ e numrit tė pėrgjithshėm tė personave qė trajtohen nė Qendrėn Spitalore tė Burgjeve. Ky fakt ka ndikuar nė cilėsinė e shėrbimit mjekėsor qė duhet tė ofrohet ndaj tė burgosurve tė sėmurė.

 

Herė pas here, Drejtoria e Pėrgjithshme e Burgjeve ka ndėrhyrė me investime pėr pėrmirėsimin e kushteve pėrmes zgjerimit tė kapacitetit trajtues, rekrutimit tė stafit tė nevojshėm mjekėsor si dhe zhvillimit tė aktiviteteve tė pėrshtatshme rehabilituese pėr kėtė kategori.

 

Me qėllim trajtimin e kėtij komuniteti nė pėrputhje me Ligjin nr.8092, datė 21.3.1996 “Pėr shėndetin mendor” si dhe transferimin e pėrgjegjėsisė pėr trajtimin e personave me masė mjekėsore “mjekim i detyruar nė njė institucion mjekėsor”, tek Ministria e Shėndetėsisė, Ministria e Drejtėsisė ėshtė angazhuar pėr zgjidhjen e qėndrueshme tė kėtij problemi.

 

Me Vendimin nr.163, datė 21.3.2006 tė Kėshillit tė Ministrave u miratua kalimi nga Ministria e Shėndetėsisė nė administrim tė Ministrisė sė Drejtėsisė, i ish-Spitalit tė KFOR-it nė Durrės, me qėllim ndėrtimin e burgut tė ri pėr kėtė qark si dhe tė institucionit mjekėsor psikiatrik pėr trajtimin e personave me masė mjekėsore “mjekim i detyruar nė njė institucion mjekėsor”.

 

Nė fund tė vitit 2008, me financim nga buxheti i shtetit pėrfundoi ndėrtimi i burgut pėr Qarkun Durrės si dhe rikonstruksioni i objektit (spitalit) pėr trajtimin e personave me kėtė masė mjekėsore. Sipas projektit, kapaciteti i spitalit ėshtė 72 persona. Gjithashtu, ka pėrfunduar proēedura ligjore pėr kolaudimin e kėtij objekti i cili ėshtė i gatshėm pėr t’u vėnė nė shfrytėzim. Aktualisht po bashkėpunohet pėr marrjen e objektit nė dorėzim nga ana e Ministrisė sė Shėndetėsisė.

 

Nė kuadėr tė veprimtarisė sė saj, Ministria e Drejtėsisė ka zhvilluar kontrolle si dhe ėshtė njohur me problematikėn qė ka tė bėjė me Qendrėn Spitalore tė Burgjeve. Nė Qershor tė vitit 2008, pranė kėtij institucioni ėshtė zhvilluar njė kontroll nė pėrfundim tė tė cilit ėshtė identifikuar si njė nga ēėshtjet prioritare, transferimi i personave me masė mjekėsore nė njė objekt spitalor qė plotėson kushtet materiale pėr zhvillimin e aktiviteteve terapeutike si aksesi nė terapi profesioni, terapi nė grup, psikoterapi individuale, art, teatėr, sporte etj.

 

Pėrsa mė sipėr, Ministria e Drejtėsisė mbetet e angazhuar pėr pėrmirėsimin e kushteve tė trajtimit si dhe garantimit tė tė drejtave tė personave tė privuar nga liria, nė pėrputhje me legjislacionin nė fuqi si dhe standartet dhe praktikat mė tė mira qė zbatohen nė vendet anėtare tė Kėshillit tė Evropės.

 

Duke ju falenderuar pėr mirėkuptimin,

  

   

 

 

MINISTRI

 

ENKELEJD ALIBEAJ

(firma, vula)

___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky website mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.