|
Hartimi
dhe miratimi mė 28 Nėntor 1998 i Kushtetutės
sė Republikės sė Shqipėrisė, pas 8 viteve tė ndryshimeve
demokratike, si rrjedhojė e vendosjes sė pluralizmit
partiak
dhe ekonomisė sė tregut, ėshtė sukses i madh
dhe fitore e rėndėsishme pėr popullin
shqiptar. Nė kėtė Kushtetutė, pėr herė tė
parė nė historinė e
Shqipėrisė parashikohet edhe Institucioni i Avokatit tė
Popullit, si garant i
zbatimit nė realitet tė tė drejtave dhe lirive themelore tė
njeriut nė Shqipėri.
Kushtetuta
nė pjesėn e saj tė dytė nė 4 nene,
nga neni 60 deri 63, pėrcakton funksionin, parimet e
veprimatrisė, statusin dhe
kompetencat e Avokatit tė Popullit, kurse nė nenin 134,
pika dh pėrcakton
tė drejtėn e Avokatit tė Popullit
pėr tė
venė nė lėvizje Gjykatėn Kushtetuese. Ligji
pėrkatės Nr. 8454, datė 4.02.1999 "Pėr Avokatin e Popullit"
ėshtė plotėsuar me Ligjin Nr. 8600, datė 10.04.2000, si dhe
ėshtė ndryshuar edhe me Ligjin Nr. 9398, datė 12.05.2005.
Ngritja
e Institucionit tė Avokatit tė Popullit (Ombudsmanit)
Institucioni
i Avokatit tė
Popullit ėshtė parashikuar pėr herė
tė parė nė Kushtetutėn
Shqiptare tė miratuar nė Nėntor
1998, kurse ligji Pėr
Avokatin e Popullit
ėshtė
miratuar nga Parlamenti nė Shkurt tė vitit 1999. Sipas
strukturės organizative tė miratuar, Zyra e Avokatit tė
Popullit pėrbėhet nga tre seksione tė
specializuara, nė krye tė tė cilave qėndrojnė
tre komisionerė, qė mbulojnė pėrkatėsisht:
Seksioni
i parė: Organet e administratės qendrore,
pushtetit vendor dhe tė tretėve qė veprojnė pėr llogari tė tyre.
Seksioni
i dytė: Mbulon policinė, shėrbimin
sekret, burgjet, forcat e armatosura dhe pushtetin gjyqėsor.
Seksioni
i tretė: Trajton ēėshtjet qė
nuk pėrfshihen nė dy seksionet e
para si dhe bashkėpunon me organizatat joqeveritare
dhe bėn studime nė
fushėn e zbatimit tė tė
drejtave dhe lirive tė njeriut.
Njesia
per Parandalimin e Tortures:
Merret
me inspektimet dhe vizitat ne ambientet ku eshte privuar liria e
individit, me qellimin per te parandaluar rastet e tortures apo
denimeve te tjera ēnjerezore dhe degraduese. Kjo strukture
eshte ngritur ne zbatim te Protokollit Opsional te Konventes
kunder Tortures dhe ēdo Denimi tjeter Ēnjerezor dhe
Degradues (OPCAT) ratifikuar nga Kuvendi i Shqiperise me ane
te Ligjit Nr.9094 dt.03.07.2007. Ka filluar veprimtarine ne
Janar 2008.
Baza
Ligjore dhe Konstitucionale
Kushtetuta
Shqiptare e vitit 1998 dhe saktėsisht
neni 60 i saj kanė shėrbyer
si bazė ligjore pėr ngritjen e Institucionit tė Avokatit
tė Popullit. Ligji Pėr Avokatin e Popullit
ėshtė miratuar nga Parlamenti nė Shkurt tė vitit
1999. Ky ligj ėshtė hartuar duke patur parasysh
dhe legjislacionin e vendeve tė tjera tė Evropės, tė
cilat e kanė krijuar mė parė njė Institucion tė tillė. Drejtimi i Institucionit tė Avokatit tė
Popullit ėshtė monokratik.
Zgjedhja
Nė
bazė tė ligjit Pėr Avokatin e Popullit, Avokati
i Popullit zgjidhet nga tri tė pestat e gjithė anėtarėve tė
Kuvendit pėr njė periudhė 5 vjeēare me tė drejtė
rizgjedhjeje.
Mė
16 Shkurt 2000, Parlamenti Shqiptar
me mbi dy tė tretat e votave zgjodhi
Avokatin e Popullit, tė parin nė krye
tė kėtij Institucioni, Doktorin
e Shkencave Juridike, z. Ermir DOBJANI.
Mė 17 Shkurt 2005, Parlamenti Shqiptar me mbi 70% te votave (99
pro, 14 kundėr dhe 8 abstenime nga 140 deputetė gjithsej),
rizgjodhi pėr tė dytėn herė rradhazi nė postin e Avokatit
tė Popullit, Profesorin e Asociuar, Doktorin e Shkencave Juridike, Z.
Ermir DOBJANI.
Me
propozimin e Avokatit tė Popullit, Parlamenti Shqiptar, mė
30 mars 2000 zgjodhi si Komisionerė tė
Avokatit tė Popullit zotėrinjtė: Dr.
Jorgo DHRAMI e Agron ĒAUSHI
si
dhe
zj. Florina NUNI.
Nė datėn 29 Mars 2003 komisionerėve tė mėsipėrm ju mbarua
mandati 3 vjeēar.
Me propozim tė Avokatit tė Popullit, Parlamenti Shqiptar mė 22 Janar
2004 zgjodhi si Komisionerė tė Avokatit tė
Popullit Dr. Jorgo DHRAMI, Z. Gėzim
LLESHI dhe Z. Riza PODA.
Nė datėn 21 Janar 2007 komisionerėve tė mėsipėrm ju mbarua
mandati 3 vjeēar.
Me propozim tė Avokatit tė Popullit, Parlamenti Shqiptar mė 5
Nėntor 2007 zgjodhi si Komisionerė tė Avokatit tė
Popullit zotėrinjtė: Zj. Florina NUNI, z. Riza PODA dhe
z. Skender HALUCI.
Struktura
e Institucionit tė Avokatit tė Popullit (*.pdf)
Rregullore
e Brendshme e Institucionit te Avokatit te Popullit (*.pdf)
Kodi
Etik i Institucionit te Avokatit te Popullit (*.pdf)
|