Tiranë, më
31/03/2010
Tendence
ndaj nje raportimi klasik prej 10 vjetesh
Me
31 Mars 2010, Avokati i Popullit ne detyre z. Riza Poda raportoi
para Komisionit te Ligjeve te Kuvendit te Shqiperise per
veprimtarine e Institucionit te AP-se gjate vitit 2009. Anetaret e
shumices parlamentare ne kete Komision bene pyetjet e rastit si
dhe diskutuan rreth problematikes se paraqitur.
Sa
me lart, nga anetare te veçante te Komisionit u shtruan pyetje
lidhur me respektimin e parimit te paanshmerise ne punen e
institucionit. Pas diskutimeve, ku çuditerisht u perfshine çeshtje
konkrete per te cilat Gjykata Kushtetuese ka shprehur
juridiksionin prej kohesh, nga deputete te veçante u insistua qe
ne projekt rezolute te vihet fraza se “AP ka trajtuar çeshtje
ne menyre preferenciale” si dhe nje fraze tjeter ku shprehet
kritika per “trajtim politik te çeshtjeve nga ana e AP-se”.
Sqarojme
se ne kete menyre, pas 10 vjetesh, per here te pare, anetare te
caktuar te ketij komisioni shprehin akuza te tilla ndaj AP-se, te
cilat kane per qellim te sulmojne pavaresine e ketij institucioni.
AP ka inicuar çeshtje prane Gjykates Kushtetuese, sa here e ka çmuar
te nevojshme, qofte me nismen e vet, qofte me kerkese te
subjekteve qe i jane drejtuar atij, qofshin keta persona juridike
apo fizike. Lidhur me çeshtjen e kritikuar nga anetaret e
komisionit, e qe ka te beje me shfuqizimin e disa dispozitave te
ligjit “Per regjistrimin e pasurive te paluajtshme”, sqarojme
se ende nuk eshte shprehur Gjykata Kushtetuese, e cila e ka ne
shqyrtim çeshtjen ne fjale dhe vendimin e se cilës ne e presim
pa asnje lloj paragjykimi.
Duke
i qendruar besnik respektimit te parimit te paanshmerise ne punen
e AP-se, sqarojme se, pavaresisht subjektit qe sjell ne vemendjen
apo fokusin e veprimtarise se tij, çeshtjen konkrete, gjithmone
AP ka vleresuar çeshtjen ne vetvete, aq me teper kur ajo nxjerr
ne drite elemente te papajtueshmerise se akteve normative ne fuqi
me Kushtetuten.
Gjithashtu,
per here te pare vihet ne dyshim transparenca e institucionit,
duke e argumentuar kete me volumin dhe formatin e Raportit, qe do
te thote per faktin e vetem, qe ne nuk duam ta besojme, se
deputetet mesa duket pertojne te lexojne raportin voluminoz te
AP-se dhe, çka eshte e papranueshme, perpiqen te imponojne nje
strukture tjeter, kur tashme ajo eshte vendosur prej 10 vjetesh,
sipas struktures se raportit te Ombudsmanit danez, roli i te cilit
ne ngritjen dhe zhvillimin e ketij institucioni eshte thelbesor.
Tendenca
e mesiperme dhe qendrimi pasiv i pjeses tjeter te komisionit, ne
kushtet edhe te mungeses se opozites, e vendos Raportin e AP-se
para nje gjykimi te njeanshem qe synon te zhvleresoje punen dhe
imazhin 10 vjecar te ketij institucioni.
U
bene verejtje edhe per promovimin e metejshem te institucionit dhe
punes se tij, nderkohe qe u tha se mungesa e ketij informimi ka çuar
ne rritjen e numrit te çeshtjeve jashte juridksionit. Faktikisht
eshte e kunderta: eshte pikerisht puna intensive e AP-se per
informimin e publikut, ajo qe ka çuar ne nje rritje me te madhe
te besimit te publikut, i cili i drejtohet institucionit edhe per
çeshtje qe nuk i takojne atij, dhe qe natyrisht dalin jashte
juridiksionit. Megjithate, edhe per keto çeshtje, realisht behet
nje pune e madhe, duke u ofruar ankuesve nje konsulence ligjore
ezauruese dhe ne raste te veçanta, edhe nderhyhet ne menyre qe
ankesat te mos ngelen pa pergjigje apo pa zgjidhje.
Gjykojme
se dyshimet e hedhura per paanshmerine ne nje çeshtje e cila prej
kohesh eshte bere publike, nuk mund te justifikojne çfaredolloj
anshmerie te shprehur ne qendrime individuale te anetareve te veçante
te Komisionit te Ligjeve.
Duke
mirepritur te gjitha verejtjet qe realisht ndihmojne
mirefunksionimin e institucionit, sikurse ne keto 10 vjet,
paanshmeria, profesionalizmi, konfidencialiteti e pavaresia do te
mbeten bazat e funksionimit te Institucionit te AP-se.
Zëdhënësi i
Avokatit të Popullit
|