Njoftime pėr shtyp

___________________________________________________________________________

 

Tiranė, mė 30/05/2003

 

Fillojne Bisedimet per Nenshkrimin e Projekt-Marreveshjes Angazhuese midis Perfaqesuesve te ish te Perndjekurve dhe Qeverise Shqiptare, me Ndermjetesimin e Avokatit te Popullit

 

          Perfaqesuesit e shoqatave te ish te perndjekurve politike dhe qeverise shqiptare u takuan sot (30 Maj 2003), ne dy grupe te veēanta, ne perpjekjet qe i paraprijne nenshkrimit te nje projekt-marreveshjeje qe angazhon te gjitha palet per arritjen e nje zgjidhjeje perfundimtare e te shtrire ne kohe te kerkesave te ish te burgosurve dhe te denuarve politike.

          Dokumenti ne fjale pritet te jete frut i angazhimit te qeverise shqiptare dhe shoqatave te ish te perndjekurve politike, me ndermjetesine e Avokatit te Popullit, pas takimeve qe ky i fundit ka patur ditet e fundit me Kryeministrin dhe perfaqesuesit e ish te perndjekurve politike.

Ne Zyren e Avokatit te Popullit sot u takuan Z. Ylli Manjani, Sekretar i Pergjithshem i Kryeministrise, perfaqesuesit e Shoqates Kombetare te ish te Perndjekurve Politike, z. Kurt Kola, Shoqates se ish te Perndjekurve Demokrate Antikomuniste, Afrim Haēi, Shoqates Mbarekombetare te ish te Perndjekurve Politike, Adem Allēi dhe Drejtori i Institutit te Integrimit te ish te Perndjekurve Politike, z. Simon Miraka.

Ne rolin e tij kushtetues dhe i pranuar nga palet si ndermjetes, Avokati i Popullit, z. Ermir Dobjani ngulmoi ne bashkerendimin e perfaqesimit te shoqatave, per t’u prezantuar prane qeverise dhe ne marreveshje me nje trup te vetem. Per kete u kerkua nje formule perfaqesimi sipas ligjit, nga te gjitha shoqatat, kusht ky per arritjen e nje konsensusi, qe do te mundesonte angazhimin maksimal per zgjidhjen perfundimtare te kerkesave te ish te denuarve dhe te perndjekurve politike.

Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Ministrave, z. Ylli Manjani u kerkoi bashkebiseduesve platformat e kerkesave te tyre, me shkrim, mbi bazen e te cilave do te punojne me pas grupet e eksperteve.

Palet do te takohen perseri, diten e hene, me date 2 Qershor 2003, per vazhdimin e negociatave. Shoqatat e mesiperme do te perfaqesohen vetem ne nivel kryetaresh.

Zedhenesi i Avokatit te Popullit

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit