Tiranė, mė
30/04/2008
Te
Rrisim Bashkepunimin ne Projekte Konkrete per Ngritje Kapacitetesh
Infrastrukturore
-
Avokati i Popullit takon Sekretarin Parlamentar te Shtetit ne
Ministrine Federale te Drejtesise se Republikes Federale te
Gjermanise-
Avokati
i Popullit, z. Ermir Dobjani priti sot, me 30 Prill 2008, ne Zyren
e tij, Sekretarin Parlamentar te Shtetit ne Ministrine Federale te
Drejtesise, njekohesisht Deputet ne Bundestagun Gjerman, z. Alfred
Hartenbah.
Ne
takim zuri vend mundesia e bashkepunimit te Avokatit te Popullit
ne kuadrin e veprimtarise se Fondacionit Gjerman per Bashkepunim
Ligjor Nderkombetar.
Fale
mbeshtetjes se shtetit shqiptar si dhe projekteve te realizuara me
faktorin nderkombetar, kemi arritur te ngrejme nje Institucion te
qendrueshem dhe gjithmone e me aktiv per mbrojtjen e te drejtave
te njeriut ne Shqiperi, u shpreh Avokati i Popullit, z.
Dobjani.
Jemi
njohur me veprimtarine tuaj dhe vleresojme jashte mase
bashkepunimin qe keni vendosur dhe mbani me median, si nje nder
armet me te forta per nje zyre Ombudsmani, vleresoi, nder te
tjera, nga ana e tij, z. Hartenbah.
Avokati
i Popullit u kerkoi bashkebiseduesve qe ndihma e metejshme te
fokusohet me shume ne ngritjen e kapaciteteve infrastrukturore dhe
te logjistikes, dhe te mos mbetet e kufizuar vetem ne fushen e
trajnimeve dhe konferencave.
Me
kete rast. Z. Dobjani i informoi bashkebiseduesit edhe per
ngritjen e Mekanizmit Kombetar per Parandalimin e Tortures, prane
Avokatit te Popullit, duke kerkuar per kete nje angazhim dhe
ndihme me konkrete per mirefunksionimin e tij.
Fondacioni Gjerman per Bashkepunimin Ligjor Nderkombetar eshte
krijuar qysh ne vitin 1992, me nismen e ish Ministrit te
Drejtesise, Dr. Klaus Kinkel. Ne Shqiperi ky Fondacion eshte i
pranishem qe nga viti 2000, ne kuadrin e programeve te Paktit te
Stabilitetit.
Zėdhėnėsi i
Avokatit tė Popullit
|