Njoftime pėr shtyp

___________________________________________________________________________

 

Tiranė, mė 29/06/2007

  

Sqarim per shtypin

  

   

  

    

Avokati i Popullit, z. Ermir Dobjani deshiron te sqaroje opinionin mediatik dhe publik se, per hir te se vertetes, nuk ka asnje lidhje familjare apo te ēdo lloji tjeter, perveē mbiemrit te perbashket, me shtetasin Qani Dobjani, i permendur sot, me 29 Qershor 2007, ne disa media te dites, si i ndaluar nga organet policore te Qarkut te Korēes.

Avokati i Popullit shpreh mospajtimin e tij personal dhe institucional per lidhjen e hamendesuar dhe abuzive qe nje gazete e perditshme (Metropol) ben mes autorit te dyshuar te vepres penale dhe Avokatit te Popullit, nisur vetem nga koincidenca e mbiemrit. Njekohesisht, ai nuk beson se ky “lajm” te jete krijuar dhe shperndare me qellimin per te njollosur figuren e tij dhe te institucionit qe drejton.

Avokati i Popullit i kerkon gazetes Metropol dhe konkretisht autorit nen emrin Vepror Hasani, te permbushe detyrimet e etikes profesionale te fushes se nderuar te gazetareve, se ciles i perket, per te pergenjeshtruar hamendesimet e tij ose burimet e pasakta, prej nga mund ta kete marre kete detaj informativ te genjeshtert.

           Me kete rast, Avokati i Popullit, z. Ermir Dobjani u kerkon organeve hetimore zbardhjen e ēeshtjes deri ne fund dhe venien para pergjegjesise ligjore te te dyshuarit ne fjale, duke theksuar se te njejten gje do te bente edhe sikur lidhja “familjare” e hamendesuar, te rezultonte e vertete.

 

  

Zėdhėnėsi i Avokatit tė Popullit

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit