| |
Njoftime
pėr shtyp
___________________________________________________________________________
Tiranė, mė 29/05/2003
Avokati i Popullit Takon
Perfaqesuesit e Shoqatave te ish te Perndjekurve Politike
Sot
mė datėn 29.05.2003 nė zyrėn e Avokatit tė Popullit u mblodhėn
pėrfaqėsuesit e Shoqatės Kombėtare tė ish tė Pėrndjekurve
Politike, kryesuar nga zoti Kurt Kola, Shoqatės sė ish tė Pėrndjekurve
Demokratė Antikomunistė, tė pėrfaqėsuar nga zoti Afrim Haēi,
Shoqatės Mbarėkombėtare tė ish tė Pėrndjekurve Politikė, pėrfaqėsuar
nga zoti Besim Ndregjoni si dhe pėrfaqėsuesi i Qeverisė,
Sekretari i Pėrgjithshėm, zoti Ylli Manjani dhe drejtori i
Insitutit tė Integrimit tė ish Pėrndjekurve Politikė zoti
Simon Miraka.
Pjesėmarrėsit pranuan rolin ndėrmjetės, sipas Kushtetutės
tė Institucionit tė Avokatit tė Popullit dhe shprehėn besimin
e tyre nė kėtė rol tė tij. Ata shprehėn angazhimin e tyre pėr
institucionalizimin e dialogut pėr gjetjen e zgjidhjeve tė qėndrueshme
pėr dėmshpėrblimin e ish tė pėrndjekurve brenda standarteve
kushtetuese dhe ligjeve nė fuqi. Qeveria kėrkoi si kusht pėr
vazhdimin e bisedimeve unifikimin e kėrkesave tė tė gjitha
shoqatave pa pėrjashtim, me qėllim qė zgjidhja qė do
propozohet nė institucionet vendimmarrėse Kushtetuese tė jetė
e gjithėpranueshme dhe pėrfundimtare. Palėt gjithashtu ranė
dakort qė pas unifikimit tė qėndrimeve tė shoqatave tė nėnshkruajnė
menjėherė njė marrėveshje si bazė pėr fillimin e negociatave
qė do tė ēojnė nė hartimin sa mė shpejt tė jetė e mundur tė
njė projektligji qė tė ēojė drejt zgjidhjes pėrfundimtare.
Zėdhėnėsi i Avokatit tė
Popullit
|
|
___________________________________________________________________________
Kthim
prapa

©
2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.
Ky
web site mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit
|