|
Tiranė, mė
27/11/2008
E
vleresojme Punen e Policise, por Padia ndaj Avokatit te Popullit
Ishte nje Gabim i Rende
-Kryetari
i Prezences se OSBE-se, Ambasadori Robert Bosch viziton Avokatin e
Popullit, Ermir Dobjani-
Avokati
i Popullit eshte nje institucion i pazevendesueshem dhe ne e
mbeshtesim fort, sikunder denojme fort ēdo akt dhune. Padia
kunder Avokatit te Popullit eshte nje gabim i rende. E vleresojme
punen e policise, por here pas here behen gabime dhe ajo duhet
kontrolluar. Shqiperia tashme i ka keto mekanizma, sikunder eshte
Avokati i Popullit, te cilit i uroj te vazhdoje punen e mire jo
vetem ne emer te OSBE-se, por edhe te Keshillit te Evropes, tha
para gazetareve, pas takimit Ambasadori Bosch.
Avokati
i Popullit, z. Ermir Dobjani, nga ana e tij shprehu gadishmerine
per vazhdimin e bashkepunimit te frutshem me strukturat e Policise
se Shtetit, duke kerkuar njekohesisht edhe shprehjen e qendrimit
te qarte prej tyre lidhur me kallezimin penal qe Policia e
Shkodres ka depozituar ne Prokurori kunder Avokatit te Popullit.
Kjo
padi eshte pa asnje shans, por une kerkoj denimin e ketij veprimi,
i cili ne rast se do te kthehej ne precedent, do te dekurajonte
mjaft ekspertet e Avokatit te Popullit ne ushtrim te detyrave te
tyre funksionale per te inspektuar dhe kontrolluar komisariatet e
policise, dhomat e shoqerimit dhe te ndalimit si dhe burgjet, ku
te drejtat e njeriut eventualisht shkelen rendom, tha Avokati i
Popullit gjate takimit me Ambasadorin Bosch.
Avokati
i Popullit kerkoi me kete rast qe ky incident te mos
instrumentalizohet politikisht nga cilado force politike si dhe
vleresoi qendrimin publik te Organizates Amnesty International dhe
te medias shqiptare per sensibilizimin qe ka krijuar lidhur me
ndeshkimin e rasteve te dhunes ne pergjithesi, por edhe per rastin
e fundit ne veēanti.
Zėdhėnėsi i
Avokatit tė Popullit
|