Tiranė, mė 27/06/2005
Forcimi
i Kontrollit mbi Administraten e Mbron
ate
nga Korrupsioni
-
Avokati i Popullit kreu
nje vizite zyrtare ne RP te Kines
-
Me ftese te kreut te Ministrise se Supervizionit te RP te Kines,
z. Li Zhilun, Avokati i Popullit, z. Ermir Dobjani kreu nje vizite
zyrtare ne Kine, nga 19 deri 24 Qershor 2005, ku u prit nga
autoritete te larta kineze dhe shkembeu mendime per rritjen e
bashkepunimit sipas fushave te veēanta, ku veprimtaria e ketij
institucioni perputhet.
Vizita
juaj krijon nje rast te mire per lidhje dhe shkembime te frutshme
ne fushen e mbikqyrjes administrative dhe te antikorrupsionit,
u shpreh ne takim Ministri Li Zhilun.
Ne
i ndjekim me simpati te gjitha zhvillimet e Kines, si ne drejtim
te ngritjes se nivelit ekonomik te vendit, ashtu edhe ne drejtim
te permiresimit te jetes shpirterore te popullit kinez, tha
Avokati i Popullit, Ermir Dobjani ne takimin me mikpritesin e tij.
Me
pas biseda u perqendrua ne njohjen e pervojave perkatese te te dy
institucioneve, ku nje theks i veēante iu kushtua metodave te
mbikqyrjes dhe kontrollit te administratave dhe nepunesve te tyre
si dhe masave parandaluese per mbrojtjen e nepunesve publike nga
korrupsioni dhe veprimet abuzive e te paligjshme.
Avokati
i Popullit u prit ne takim te veēante edhe nga Zevendeskryetarja
e Asamblese Kombetare te RP te Kines, zj. Gu Xiao Lian, e cila
vleresoi lart rolin e Shqiperise ne momente te rendesishme per
shtetin kinez, si dhe u shpreh per zhvillimin e metejshem te
marredhenieve, jo vetem midis dy institucioneve homologe, por edhe
ne teresi midis shtetit shqiptar dhe kinez.
Ne
popull dhe udheheqjen e vendit ekziston nje vullnet shume pozitiv
per ēuarjen perpara te marredhenieve miqesore tradicionale midis
dy shteteve tona, u shpreh zj. Gu Xia Lian.
Nuk
jam i pari zyrtar i larte qe vizitoj Kinen, dhe jam i bindur se i
njejti vullnet per shkembime dypaleshe, perfshire dhe fushen
tregtare, ekziston edhe nga ana e autoriteve shteterore te vendit
tim, u shpreh Avokati i Popullit.
Gjate
qendrimit ne Pekin, Avokati i Popullit u takua edhe me
Zevendesministrin e Arsimit te RP te Kines, te cilit i shprehu
kerkesen per rritjen e numrit te bursave per studentet shqiptare
qe duan te studiojne atje, kerkese qe u mireprit nga ana e pales
kineze.
Ne
vijim te vizites ne RP te Kines, delegacioni shqiptar shkoi edhe
ne Shangai, Suzhou, Vushi dhe Nankin, ku u prit nga autoritetet
vendase si dhe bisedoi me perfaqesues te Zyrave Lokale ne keto
qytete.
Vizita
e delegacionit te Avokatit te Popullit ne Kine ben pjese ne
rritjen e bashkepunimit nderkombetar te Ministrise se
Supervizionit te RP te Kines, e cila ka lidhje me zyra mbikqyrese
ne mbi 40 shtete te botes.
Kjo
Ministri ka zhvilluar me sukses Konferencen e 7-te Nderkombetare
Antikorrupsion, qysh ne vitin 1995 si dhe Konferencen e 7-te
Vjetore te Shoqates se Ombudsmanit Aziatik ne vitin 2002.
Me
nje numer prej 850 punonjesish ne qender, kjo Ministri ka
perfaqesues te saj ne te gjitha hallkat e administrates shteterore
te shtetit kinez si dhe ne shumicen e provincave te Kines, ku
zyrtaret e kontrollit bashkepunojne si me pushtetin lokal, ashtu
edhe me ate qendror.
Kompetencat e kesaj Ministrie perfshijne inspektimin,
investigimin, rekomandimin dhe ndeshkimin per rastet e shkeljes se
ligjit dhe abuzimeve ne detyre te nepunesve te administrates
publike.
Zėdhėnėsi i
Avokatit tė Popullit
|