Tiranė, mė 27/05/2003
KERKESAT
E ISH TE PERNDJEKURVE POLITIKE KERKOJNE PERGJEGJESI DHE ANGAZHIM
AFATGJATE TE TE GJITHA PALEVE
-Avokati i
Popullit pret nje perfaqesi te shoqatave te ish te perndjekurve
politike-
Kerkesat
per demshperblimin e ish te perndjekurve politike i gjej te drejta,
por per realizimin e tyre sugjeroj qe ju, qeveria dhe opozita te
diskutoni per nje strategji, e cila do te diktonte vullnet politik
pozitiv te te gjitha paleve, deklaroi Avokati i Popullit, Ermir
Dobjani ne takimin e zhvilluar sot (27 Maj 2003) ne zyren e tij me
nje perfaqesi te shoqatave te ish te persekutuarve politike, te
kryesuar nga z. Kurt Kola.
Perfaqesuesit
e ish te perndjekurve politike i paraqiten Avokatit te Popullit te
permbledhje te problematikes afatshkurter dhe afatgjate lidhur me
demshperblimin e tyre per punen dhe vitet e burgut gjate sistemit
komunist.
Ne
jemi te gatshem te negociojme per afatet e demshperblimit, por kjo
e drejte duhet te na njihet dhe te shikojme nje angazhim konkret
te qeverise per te kompensuar ate qe mund ti kompensohet kesaj
shtrese, tha z. Kurt Kola. Problemi tjeter eshte qe nuk mund
te pranojme dhunen dhe ndalimet qe policia ben ndaj protestuesve
tane paqesore, u shpreh z. Kurt Kola, duke kerkuar me kete rast
denimin e pergjegjesve te kesaj dhune.
Ne
nuk duam te behemi vegla ne lojrat politike, pasi problemet tona
kane nisur qysh para vitit 1997, u shpreh z. Eqerem Kavaja.
Ajo qe synojme eshte mbyllja e dosjes se demshperblimit te ish
te perndjekurve politike, ne menyre qe kjo te jete edhe nje faktor
me shume ne paqen sociale, dhe ne jemi per ruajtjen e saj, tha
z. Kavaja.
Une
e njoh problematiken tuaj dhe do te sensibilizoj te gjitha
strukturat e shtetit shqiptar per nje zgjidhje sa me te pranueshme
te kerkesave tuaja, u shpreh Avokati i Popullit, z. Dobjani.
Nga ana procedurale e gjej te drejte pergjigjen qe ju ka kthyer
qeveria. Por shpreh mendimin se zgjidhja e kerkesave tuaja
parashikon nje fature qe nuk mund te jete pergjegjesi vetem e nje
qeverie. Kjo do te thote se ju, qeveria dhe opozita te negocioni
per nje strategji qe do te garantonte nje zgjidhje te shtrire ne
kohe te ketyre kerkesave, u shpreh z. Dobjani.
Lidhur
me dhunen e pretenduar se eshte ushtruar nga policia, z. Dobjani u
shpreh i gatshem per investigimin e te gjitha rasteve te saj, duke
ofruar me kete rast edhe ndihme juridike ndaj ketyre shoqatave.
Njekohesisht,
Avokati i Popullit sugjeroi zbatimin e ligjit perkates per tubimet,
gje qe kerkon angazhim si nga shoqatat e te perndjekurve, ashtu
edhe nga organet e policise.
Zedhenesi
i Avokatit te Popullit
|