Tiranë, më 27/02/2009
Te Ç’regjistrohen nga Listat e Zgjedhesve
Personat e Vdekur dhe Ata qe
kane lene Shtetesine Shqiptare
Avokati
i Popullit u ben thirrje autoriteteve shteterore te ushtrojne
kompetencat e tyre ligjore per ç’regjistrimin nga regjistrat e
gjendjes civile te personave te vdekur prej vitesh dhe personave
qe ju eshte hequr shtetesia shqiptare dhe per pasoje kerkon pastrimin
sa me shpejt te Regjistrit Kombetar te Zgjedhesve.
Ne
permbushje te misionit te tij, Avokati i Popullit ka qene dhe
mbetet i angazhuar per realizimin e standarteve qe duhet te
sjellin zgjedhje te lira, te drejta e te ndershme ne Shqiperi.
Duke qene i ndjeshem per çdo element qe eventualisht do te
komprometonte procesin zgjedhor dhe mund te sjelle kontestime,
Avokati i Popullit ka vene re kohet e fundit qe ne disa disa media
eshte ngritur shqetesimi, se ne regjistrat e gjendjes civile
figurojne ende emrat e personave te vdekur prej vitesh, fakt i
cili le shteg per abuzime ne votime.
Kete
problem e ben me shqetesues fakti se ne prononcimet mediatike te
ndonje Prefekti Qarku (Gjirokaster), eshte shprehur pretendimi se
“Zyrat e Gjendjes Civile nuk mund t’i ç’regjistrojne ata me
inisiativen e tyre dhe se e vetmja menyre ligjore per te bere ç’regjistrimin
e ketyre personave eshte rruga gjyqesore qe duhet te ndjekin
familjaret e tyre”.
Avokati
i Popullit terheq vemendjen se ky pretendim eshte tashme i vjeter.
Institucioni i Avokatit te Popullit eshte investuar per kete
problem qe ne vitin 2002. Pas rekomandimit te bere Qeverise Nano,
nga institucioni yne ne vitin 2002,
u be e mundur qe ligji e ri nr. 8950, date 10.10.2002 “Per
gjendjen civile”, te
lejoje qe
vete sherbimi i Gjendjes Civile, per personat e vdekur
faktikisht, te vihet
ne levizje me inisiative per ç’regjistrimin e tyre nga
regjistrat e Gjendjes Civile. Sipas
pikes 7, te nenit 51 te ketij ligji, qe eshte ne fuqi,
sherbimi i Gjendjes Civile ka te drejte qe t’i drejtohet
gjykates me kerkese padi per te vepruar. Konkretisht, ne kete
dispozite thuhet se: “Sherbimi i gjendjes civile, kur ka te
dhena se persona te vdekur qendrojne te registruar ne rregjistrin
themeltar, mund te ngreje padi ne gjykate per te vertetuar
vdekjen”. Kuptohet, kjo do te behet, kur familjaret nuk e
kane bere kete prej vitesh.
Sa
me siper do te thote se rruga ligjore ekziston. Vetem se zyrat
e Gjendjes Civile duhet te urdherohen qe te ngrene sa me shpejt
padi ne gjykatat perkatese, megjithese edhe pa patur ndonje
urdher, qe nga viti 2003, ato duhet ta kishin perfunduar kete
proces pastrimi.
Avokati
i Popullit ka konstatuar edhe nje problem tjeter shqetesues lidhur
me regjistrat e Gjendjes Civile. Ky problem ka te beje me
faktin e mos ç’regjistrimit nga regjistrat e gjendjes civile te
nje pjese te 6345 personave qe e kane lene shtetesine shqiptare
gjate viteve 1991-2008. Ky fenomen ndodh per faktin se
personat qe lene shtetesine shqiptare nuk paraqiten ne Zyrat e
Gjendjes Civile dhe nuk kane bere pagesen e nje takse prej 700
lekesh, e percaktuar kjo ne ligjin nr. 9975, date 29.07.2008
“Per taksat kombetare”, shtojca nr. 3, pika 5, ku parashikohet
pagesa 700
leke per regjistrimin e lenies se shtetesise.
Institucioni
i Avokatit te Popullit mendon se ne kete çeshtje ka nje perplasje
ligjore, pasi dekreti i Presidentit te Republikes, ne çdo rast te
heqjes se shtetesise, ne nenin 2 percakton se: “Ky dekret hyn
ne fuqi menjehere”. Rrjedhimisht, keta persona, qe nga
momenti i nxjerrjes se dekretit, nuk jane me shtetas shqiptare.
Nderkohe, atyre faktikisht nuk iu behet ç’regjistrimi i
shtetesise nga regjistri, pa qene te pranishem si dhe pa paguar
taksen prej 700 lekesh.
Sqarojme
se ligji “Per shtetesine”, neni 23, detyron vetem personin qe
fiton shtetesine shqiptare qe te paraqitet para nepunesit te
Gjendjes Civile per te bere betimin. Ndersa, personat qe e kane
lene shtetesine nuk kane arsye te paraqiten prane ketyre zyrave,
per me teper, duke marre parasysh faktin se, pothuajse te gjithe
keta nuk jetojne ne Shqiperi.
Me
sa jemi ne dijeni, nga praktika e punes se institucionit te
Presidences lidhur me keto raste, Ministrise se Brendshme (ose ish
Ministrise se Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit), i jane
derguar rregullisht dekretet perkatese, te cilat, per çdo
eventualitet, gjenden ne arkivin e kesaj ministrie. Ka qene dhe
eshte detyrim i Ministrise se Brendshme percjellja e ketyre
dekreteve prane zyrave te Gjendjes Civile, ku jane te regjistruar
personat qe u eshte hequr shtetesia.
Avokati
i Popullit sugjeron qe ky problem mund te zgjidhet duke u bazuar
po ne ligjin nr. 9975, date 29.07.2008 “Per taksat kombetare”,
neni 9, “Perjashtimet nga pagimi i taksave kombetare”, pika
3/b ku percaktohet se: “Perjashtohen nga pagimi i takses se
akteve dhe te pulles regjistrimi i lindjeve dhe i vdekjeve, si
dhe shenimet ne regjistrat e gjendjes civile” . Ne keto
raste, punonjesit e Gjendjes Civile duhet thjesht te vene shenim
ne keto regjistra, siç e percakton shprehimisht edhe neni i
lartpermendur, per perjashtimin nga pagesa te taksave.
Problemet
qe trajtojme ne kete rekomandim jane me shume rendesi per faktin
se, mos ç’regjistrimi i ketyre personave nga regjistrat e
Gjendjes Civile, krijon premisa per abuzime te mundshme ne emer te
tyre si “votues”. Ne kete kontekst, krijohen premisa per
pretendime per nje proces zgjedhor te padrejte dhe te kontestuar
si nga subjektet politike, ashtu dhe nga vete votuesit.
Kete
rekomandim, Avokati i Popullit ua ka derguar me date 26.02.2009,
perkatesisht Drejtorit te Pergjithshem te Gjendjes Civile prane
Ministrise se Brendshme, z. Armand Teliti, gjithe
prefekteve te Qarqeve te Republikes se Shqiperise si dhe Kryetarit
te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, z. Arben Ristani.
Sa
me siper, ne zbatim te kompetencave te tij kushtetuese dhe
ligjore, Avokati i Popullit kerkon angazhimin e autoriteteve
shteterore.
Zëdhënësi i
Avokatit të Popullit
|