Tiranë, më 27.02.2003
Ta
drejtojme energjine e njerezve drejt permiresimit te jetes se tyre
-Ombudsmani
kroat, Ante Klariç pritet nga z. Ermir Dobjani-
“Eshte
e rendesishme qe ne te jemi me aktive ne rolin
qe duhet te luajme ne orientimin e
energjise se administrates publike drejt permiresimit te
cilesise se jetes se qytetareve”, tha Avokati
i Popullit, z. Ermir Dobjani ne takimin qe pati sot ne zyren e tij
me Ombudsmanin e Republikes se Kroacise, Ante Klariç.
“Popujt
tane jane ne fillim te kulturave te reja, veprimi sipas te cilave,
do te ndryshoje edhe ate prapambetje te trasheguar nga regjimet e
meparshme, te cilat kane kushtezuar nje emer te keq per Ballkanin”,
deklaroi Ombudsmani i Kroacise, z. Klariç.
Z.
Dobjani dhe z. Klariç ndane se bashku te njejtin mendim se
institucionet e tyre, si “agjenci unike shteterore per mbrojtjen
e te drejtave te njeriut”, kane per te luajtur nje rol shume te
rendesishem ne standartet qe kerkon integrimi i Shqiperise dhe
Kroacise ne Bashkimin Europian dhe NATO.
“Kjo
vizite do t’i sherbeje rritjes se bashkepunimit tone ne te
ardhmen per projekte te perbashketa ne drejtim te permiresimit te
mireqeverisjes, permes promovimit dhe mbrojtjes se te drejtave te
njeriut”, u shpreh z. Dobjani.
“Ne
jemi popuj te vegjel, por ky atribut qendron vetem persa i perket
numrit”, tha z. Klariç, duke u shprehur i te njejtit mendim me
mikpritesin e tij, z. Dobjani se “te drejtat e njeriut lipset te
jene qellimi i çdo politikani dhe administrate”.
Ombudsmani
i Republikes se Kroacise, z. Ante Klariç, mberriti sot ne vendin
tone, me ftese te Avokatit te Popullit, z. Ermir Dobjani.
Z.
Klariç ushtron funksionin e Ombudsmanit te Kroacise qe prej 28
Qershorit te vitit 1996. Ai eshte diplomuar per Drejtesi ne
Universitetin e Drejtesise ne Split te Kroacise, dhe ka nje
karriere te pasur ne ceshtjet ligjore prej 30 vjetesh. Pas nje
veprimtarie si jurist ne pushtetin lokal, ai ka punuar si gjyqtar
e me pas si prokuror, derisa ne zgjedhjet e para demokratike ne
Kroaci u zgjodh deputet dhe Zv/Kryetar i Dhomes se Perfaqesuesve
te Parlamentit Kroat, ku ka kryesuar edhe Komisionin Parlamentar
te Ligjeve.
Gjate
vizites dyditore ne vendin tone, z. Klariç do te pritet diten e
premte, me 28 Shkurt 2003, edhe nga personalitetet me te larta te
vendit, perfshire Presidentin e Republikes, Kryetarin e Kuvendit,
Ministrin e Drejtesise, Kryetarin e Gjykates Kushtetuese dhe asaj
te Larte.
Zedhenesi i Avokatit te Popullit
|