Njoftime pėr shtyp

___________________________________________________________________________

 

Tiranė, mė 26/02/2004

  

Hapni Padi Civile Brenda Procesit Penal, pėr tė Siguruar Dėmshpėrblimin

 -Avokati i Popullit ngushėllon dhe kėshillon familjarėt e viktimave tė Selenicės-

 

 Avokati i Popullit, z. Ermir Dobjani, vizitoi ditėn e mėrkurė, mė 25 Shkurt 2004, familjarėt e minatorėve Refat Tozaj dhe Eduart Memaj, viktima tė tragjedisė sė ndodhur nė Minierėn e bitumit nė Selenice tė Vlorės, duke i ngushėlluar dhe kėshilluar ata pėr hapat e mėtejshėm qė u takon tė ndėrmarrin pėr tė siguruar drejtėsi pėr humbjen e tė dashurve tė tyre.

“Ju kėshilloj t’i drejtoheni organit tė Prokurorisė sė Rrethit tė Vlorės dhe tė kėrkoni ngritjen e nje padie civile nė kuadrin e procesit penal, tashmė tė hapur”, kėshilloi z. Dobjani nė pėrgjigje tė pyetjeve tė familjarėve tė viktimave.

“Si Institucion i Avokatit tė Popullit, ne do tė ndėrmarrim hapat tona, duke rekomanduar qė pasuria e sipėrmarrėsit francez nė Shqipėri, tė vihet nėn sekuestro konservative, me qėllim sigurimin e njė dėmshpėrblimi sa mė tė drejtė pėr familjet e viktimave”, shtoi Avokati i Popullit nė vijim tė interesimit tė tyre.

Avokati i Popullit e cilėsoi vizitėn e tij pranė familjeve tė viktimave nė vazhdėn e reagimit tė tė gjitha strukturave pėrkatėse shtetėrore, duke u shprehur me kėtė rast se “ėshtė e vėrtetė qė privatizimet u kanė lėnė dorė tė lirė sipėrmarrėsve vendas e tė huaj tė thithin forcat e lira tė punės dhe kjo ėshtė njė gjė e mirė. Por, sakaq, ne tė gjithė nuk mund tė mbetemi duarjashtė teksa shohim qė punėdhėnėsit privatė neglizhojnė tė zbatojnė rregulloret e sigurisė teknike dhe kushtet e kontratave qė sigurojnė tė drejtat dhe detyrimet e duhura tė punėmarrėsve nė raport me punėdhėnėsit”, u shpreh z. Dobjani.

Familjarėt e viktimave e falenderuan Avokatin e Popullit, duke shprehur besimin se Institucioni qė ai drejton do tė vazhdojė tė punojė gjithmonė e mė shumė pėr tė mbrojtur tė drejtat e tyre dhe tė tė gjithė punonjėsve shqiptarė nė raport me administratorėt, qofshin ata tė huaj apo shqiptarė.

 

Zėdhėnėsi i Avokatit tė Popullit

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit