Tiranė, mė
25/04/2006
Ne
kerkesat e Azilkerkuesve te Priorizohen Viktimat e Mundshme te
Gjakmarrjes dhe Viktimave te Trafikut
Avokati
i Popullit, z. Ermir Dobjani u takua sot me delegacionin e
Autoriteteve Norvegjeze te Emigracionit, ardhur ne Shqiperi per
nje mision faktmbledhes lidhur me kerkesat per azil apo viza te
ndryshme te shtetasve shqiptare qe kerkojne te emigrojne.
Delegacioni
perbehej nga zj. Olga Jaros nga Drejtoria Norvegjeze e
Emigracionit, z. Oyvind Ouen nga Bordi Norvegjez i Apelit per
Emigracionin dhe zj. Kristin Nysted nga Qendra per Informacionin
Fillestar.
Qellimi
i ketij takimi ishte informacioni dhe mendimi i Avokatit te
Popullit rreth problematikave te tilla si fenomeni i gjakmarrjes
dhe trafikimit, si dhe mbrojtja qe shteti shqiptar duhet tu
ofroje viktimave te mundshme te ketyre plageve.
Ne
kategorite e personave qe duhet priorizuar ne procesin e dhenies
se strehimit te vendin tuaj, mendoj se duhen futur viktimat e
mundshme te gjakmarrjes, bashkepunetoret e drejtesise, nenat e
divorcuara apo vejusha me femije te mitur si dhe kategoria e
homoseksualeve, u shpreh Avokati i Popullit, z. Dobjani.
Avokati
i Popullit i informoi te interesuarit per masat e marra nga
qeveria shqiptare ne perballjen me keto fenomene. Megjithe
permiresimet e shenuara, shteti shqiptar ende nuk mund tu
ofroje mbrojtjen e duhur viktimave te mundshme te gjakmarrjes,
tha Dobjani.
Ne
kemi mirepritur miratimin qe ne Maj te vitit 2005, te Ligjit pėr krijimin dhe funksionimin e Kėshillit Kordinues nė luftėn kundėr
gjakmarrjes, dhe shpresojme se se shpejti ai do te ngrihet
per te funksionuar normalisht, u shpreh z. Dobjani.
Delegacioni
pritet te kete takime me institucione te tjera shqiptare dhe te
huaja, te cilat merren me trajtimin e fenomeve te trafikimit,
prostitucionit dhe gjakmarrjes.
Zėdhėnėsi i
Avokatit tė Popullit
|