Njoftime për shtyp

___________________________________________________________________________

 

AVOKATI I POPULLIT                        ZYRA PER MBROJTJEN E
                                                                           QYTETAREVE
     

   Tiranë, më 25/04/2006

 

    Mbi çmimet e telefonise celulare

 

    

   

   

Avokati i Popullit dhe Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve po vijojne te ndjekin me shqetesim te thelle problemin e sherbimeve dhe tarifave te operatoreve te telefonise fikse dhe asaj celulare ne vend. Konkretisht nga te dhenat qe diponohen, rezulton se ne Shqiperi vazhdon ende te ndiqet nje konkurrence e pandershme e biznesit te telefonise celulare, e cila po vijon te sjelle deme te konsiderueshme tek konsumatoret. Operatoret e telefonise se levizshme Vodafone Albania dhe AMC aplikojne si filiale te Vodafon grup dhe Cosmote grup, normat me te larta te fitimit ne tregun europian e me gjere. Tarifa e terminimit ne Mobile shqiptare eshte me e larta ne 30 vende te Europes (perfshire 25 vende te EU), e cila sipas te dhenave te 1 Korrik 2005, ne keto vende, rezultoi mesatarisht 12.26 eurocent ose rreth 15leke/min.

Nderhyrja e meparshme e Avokatit te Popullit dhe Zyres se Mbrojtjes se Qytetareve per uljen e tarifave dhe normave te interesit te ketyre operatoreve, ka hasur ne argumentet e Qeverise, se marreveshjet e interkonjeksionit ishin te lidhura me afat 2000-2005 dhe nuk mund te negociohej per ndryshimin e tyre gjate asaj periudhe.

Tashme Avokati i Popullit dhe Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve konstatojne se eshte momenti i duhur per te nderhyre, pasi ne kete periudhe po diskutohet rreth marreveshjeve te reja te interkonjeksionit  nga Albtelekom sha me operatoret celulare. Ne qofte se çmimet e sherbimeve te interkonjeksionit do te vendosen te larta, ato do te ndikojne ne tarifat terminuese qe do te vendosen me pas nga AMC dhe Vodafone per klientet.

Nga te dhenat e paraqitura prane Zyres se Avokatit te Popullit dhe Zyres per Mbrojtjen e Qytetareve ka dyshime te bazuara ne fakte dhe deshmi, se ne Kompanine Albtelekom sha po behen perpjekje nga njerez me pergjegjesi dhe te veshur me pushtet, qe ne kuader te bisedimeve per çmimet e interkonjeksionit, te ritrajtohen dhe te ripropozohen ne Keshillin Mbikqyres te Albtelekom sha ofertat e tarifave te propozuara nga operatoret Vodafone dhe AMC ne (21 leke/min), kur Keshilli Mbikqyres, ne baze te oponences se nje grupi pune ekspertesh, ka vendosur tarifen mesatare (14-16 leke/min).

Avokati i Popullit dhe Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve i bejne thirrje Shoqerise Albtelekom sha se megjithese eshte ne prag te privatizimit, ajo nuk duhet te lejoje kurrsesi te miratoje te tilla tarifa te larta interkonjeksioni. Qeveria shqiptare si pronare e kesaj kompanie duhet te mbaje qendrim pragmatist ndaj interesave te drejtperdrejta te konsumatoreve, te cilet meritojne sherbime me çmime me te ulta.

Kjo periudhe perkon me pergatitjen e draftit perfundimtar te metodologjise se caktimit te tarifave te telefonise celulare qe eshte duke u pregatitur nga Enti Rregullator i Telekomunikacioneve me ekspertizen e nje firme gjermane, ku caktimi i sakte dhe real i kostove te sherbimit celular do te kete nje ndikim te madh tek tarifat. Gjithashtu ne kete periudhe po pregatiten nga ERT-ja vendimet e reja per rishpalljen si Operatore me Fuqi te Ndjeshme ne Treg (OFNT) te operatoreve Vodafone dhe AMC, çka nenkupton zoterimin nga ana e tyre te mbi 25% te tregut vendas, por qe ne menyre absurde kjo proçedure eshte kundershtuar me pare nga keta dy operatore ne gjykate.

Per te gjitha konstatimet e mesiperme Avokati i Popullit dhe Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve i kerkojne Qeverise Shqiptare, Entit Rregullator te Telekomunikacioneve dhe Keshillit Mbikqyres te Albtelekom sha qe proçedurat per lidhjen e marreveshjeve te reja te interkonjeksionit, miratimi i metodologjise se caktimit te tarifave per telefonine celulare dhe çdo proçedure tjeter e cila ka impakt ne interesat e ligjshme te konsumatoreve te kryhen ne menyre te hapur dhe transparente. Ndaj nevojitet qe organet e mesiperme te bashkepunojne ngushte gjate vendimmarrjes dhe te krijojne hapesirat e nevojshme per marrjen e mendimit teknik nga eksperte te pavarur te fushes, nga Universiteti Politeknik, Akademia e Shkencave apo grupet e interesit etj. Kjo pasi çeshtjet qe i perkasin dhe kane lidhje me te drejtat dhe interesat ekonomike te konsumatoreve nuk mund te mbyllen brenda zyrave dhe t’i nenshtrohen praktikave abuzive dhe jo transparente qe krijojne kushte per korrupsion. Deviza jone ne kete rast eshte se nese behen kontrata apo marreveshje te reja jo transparente, kjo do te thote çmime me te larta per konsumatorin. Ndersa aplikimi i rregullt dhe i hapur i ketyre proçedurave do te thote çmime me te ulta per konsumatorin.

Per kete çeshtje dhe per disa favorizime te paligjshme qe po kryhen ndaj disa operatoreve rurale nga Albtelekom sha, ne ditet ne vijim Avokati i Popullit dhe Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve do te paraqesin nje kallzim penal ne Prokurori.

 

  

        ZMQ                            AVOKATI I POPULLIT

 

Kreshnik SPAHIU                    Ermir DOBJANI

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

 

© 2002 - Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Ky web site mirëmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit