Njoftime për shtyp

___________________________________________________________________________

 

Tiranë, më 25/04/2003

 

Marredheniet Midis Shqiperise dhe Maqedonise - te Shumeanshme dhe ne nje Dinamike te Re

-Ombudsmani maqedonas, Branko Naumovski pritet nga personalitete te larta te vendit-

 

          I shoqeruar nga mikpritesi i tij, Dobjani, Ombudsmani i Maqedonise, Branko Naumovski u prit ne diten e dyte te vizites ne Tirane, nga Zv.Kryeministri dhe Minister i Puneve te Jashtme, z. Ilir Meta. 

          “Si dy vende fqinj kemi zhvilluar tashme vizita te ndersjellta ne nje dinamike te re, e ne kete kuader marredheniet midis zyrave te Ombudsmanit te vendeve tona plotesojne gjithanshmerine e bashkepunimit midis Shqiperise dhe Maqedonise”, u shpreh z. Meta. Z. Meta vazhdoi se tashme “vendet dhe popujt tane ndodhen para fateve te perbashketa, sikunder jane proceset integruese, ku eshte perfshire tashme i gjithe rajoni i Ballkanit”.

          Pasi vleresoi qendrimet e z. Meta, Ombudsmani maqedonas evidentoi faktin se puna e Ombudsmanit eshte te pajtoje interesat e institucioneve me ato te qytetareve. “Ne kuadrin e ndryshimeve te reja, Ombudsmani do te kete perparesi te punes se tij edhe dy drejtime te rendesishme, sikunder jane kontrolli i problematikes se diskriminimit, si edhe ai i perfaqesimit te komuniteteve perkatese ne administraten publike maqedonase”.

          Po gjate dites se sotme (e premte) Ombudsmani i Maqedonise, Branko Naumovski u prit edhe nga Nenkryetarja e Parlamentit zj. Makbule Çeço, Ministri i Drejtesise z. Spiro Peçi, Kryetari i Gjykates Kushtetuese, z. Fehmi Abdiu si dhe Kryetari i Kolegjit Civil ne Gjykaten e Larte, z. Perikli Zaharia.

          Zj. Çeço evidentoi bashkepunimin e Institucionit te Avokatit te Popullit me Parlamentin shqiptar, duke vleresuar progresin e ketij institucioni te ri dhe efikasitetin e tij ne permiresimin e imazhit te mireqeverisjes ne Shqiperi.

          Ministri i Drejtesise vleresoi bashkepunimin konkret midis Ministrise se Drejtesise dhe Avokatit te Popullit, sidomos lidhur me problemet e te burgosurve, problemet qe lidhe me ekzekutimin e vendimeve gjyqsore, sikunder edhe angazhimin e qeverise shqiptare ne problemet e dites, si trafiqet dhe forcimi i bashkepunimit nderinstitucional ne fushen e drejtesise midis dy vendeve perkatese.

          Ne takimin me Kryetarin e Kolegjit Civil ne Gjykaten e Larte, z. Perikli Zaharia, ky i fundit e quajti sukses te legjislacionit shqiptar juridiksionin e Avokatit te Popullit persa i perket administrates se pushtetit gjyqsor si dhe ndaj zvarritjeve te procedurave gjyqsore, te para keto nen kendin e mbrojtjes se te drejtave te njeriut. “Avokati i Popullit eshte per te disiplinuar administraten publike”, u shpreh z. Zaharia.    

Ombudsmani i Republikes se Maqedonise, Branko Naumovski ka ardhur ne Tirane, ne kuader te vizites treditore ne vendin tone, me ftese te homologut te tij shqiptar, Avokatit te Popullit, Ermir Dobjani.

          Vizita eshte pjese e programit te percaktuar prej kohesh dhe pason viziten e paradokoshshme te Ombudsmanit te Kroacise ne Tirane, ç’ka konfirmon angazhimin e institucioneve te vendeve perkatese ballkanike ne kuadrin e bashkepounimin trilateral ballkanik, per tu integruar ne strukturat euroatlantike.

Ombudsmani maqedonas shoqerohet nga tre zevendesit e tij, Suzana Saliu, Ljupço Ivanovski dhe Tripun Tanusheski.

Zedhenesi i Avokatit te Popullit

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

 

© 2002 - Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Ky web site mirëmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit