Tiranė, mė
24/07/2008
Prokuroria
me mosveprimin e saj ne kohen e duhur, shkel te drejtat dhe lirite
themelore te shtetasve
Institucioni
i Avokatit te Popullit ka ndjekur ne vazhdimesi gjate veprimtarise
se tij raste ne te cilat individe te ndryshem jane perballur me
nje neglizhence te organeve te drejtesise per te respektuar afatet
e paraburgimit apo te denimeve me burgim.
Ne
disa raste gjate ketyre verifikimeve eshte vene re se Gjykatat dhe
veēanerisht Prokuroria nuk kane kryer detyren e tyre per te
garantuar afatet ligjore te duhura ne trajtimin e shtetasve te
paraburgosur apo te burgosur.
Institucioni i
Avokati i Popullit duke marre shkas nga nje rast i fundit i
konstatuar vetem dy dite me pare, kerkon te rivere ne vemendjen e
publikut dhe te medias kete rast, pasi mosveprime te tilla te
Prokurorise duket se po kthehen ne nje fenomen flagrant i shkeljes
se te drejtave dhe lirive themelore te shtetasve.
Konkretisht
Avokati i Popullit ka verifikuar perpara dy ditesh dosjen e plote
gjyqesore ne ngarkim te shtetasit Kastriot Prendi, nga e cila ka
rezultuar se ai ka qene denuar me 6 muaj burg per vepren penale te
Dezertimit. Ky vendim i gjykates ka marre forme te prere me
dt.24.11.2007. Mbi bazen e urdherit te ekzekutimit te Prokurorise
eshte bere shpallja ne kerkim nga Komisariati i Policise Sarande
te ketij personi, i cili eshte ndaluar me pas ne Piken e Kalimit
Kufitar Kakavije.
Meqenese i
denuari Prendi nuk ka patur dijeni per zhvillimin e gjykimit ndaj
tij ai ka marre avokat dhe i eshte drejtuar Gjykates se Rrethit
Gjyqesor Tirane. Kjo Gjykate me Vendimin e saj Nr.587
dt.01.04.2008 ka vendosur pranimin e kerkeses se tij per
rivendosjen ne afat te ankimit kunder vendimit me burgim qe
rendonte ndaj tij.
Meqenese
me rivendosjen ne afat kompetente per pezullimin e ekzekutimit te
vendimit penal me burgim ka qene Prokuroria, avokatet e te
denuarit jane drejtuar prane kesaj te fundit per te kerkuar
pezullimin e menjehershem te vuajtjes se denimit te ketij personi.
Por megjithese Prokuroria e Tiranes (Seksioni Ushtarak) ka
depozituar te gjithe dokumentacionin e paraqitur nga gjykata per
rivendosjen ne afat te ankimit te te denuarit nga ana e tyre
vertetohet tashme e faktuar se nuk eshte marre asnje mase per
pezullimin e ekzekutimit te denimit ndaj ketij personi.
Vetem pas
berjes publike te ketij fakti nga ana e te denuarit Prokuroria ka
nxjerre urdherin per anullimin e ekzekutimit penal ne ngarkim te
Kastriot Prendit me dt. 17.07.2008. Sipas perllogaritjes se sakte
ky veprim i Prokurorise duhet te ishte kryer 3 Muaj e 17 dite me
pare, (1.04.2008) kohe ne te cilen gjykata pranoi kerkesen e te
denuarit per rivenien ne afat te ankimit te tij.
Edhe Vendimi i
Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, date 21.07.2008 e ben te
pavlefshme kerkesen e te pandehurit per ndryshimin e mases se
arrestit, pasi kjo sdo te kishte me vlere, sepse ai tashme
ishte liruar mbi bazen e dokumentacionit qe disponohej nga
Prokuroria.
Mbajtja per nje
kohe kaq te gjate e Kastriot Prendit ne burg rezulton te jete
kundraligjshme dhe shume flagrante per pozicionin e organit te
Prokurorise.
Ne kete kuader,
Institucioni i Avokatit te Popullit i ka kerkuar Prokurores se
Pergjithshme fillimin e proēedimit penal
per disa prokurore te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor
Tirane per vepren penale te Shperdorimit te Detyres dhe Mosmarrjes
se Masave per Nderprerjen e Gjendjes se Paligjshmerise,
parashikuar ne Nenet 248 dhe 251 te Kodit Penal.
Me kete rast,
Institucioni i Avokatit te Popullit shpreh besimin se hetimi i
kesaj ēeshtje do te kryehet me seriozitetin me te madh per te
dhene shembullin e duhur te pergjegjshmerise se organit te
prokurorise ndaj shkeljeve te te drejtave te shtetasve.
Institucioni i
Avokatit te Popullit njofton se eshte teper i angazhuar dhe po
verifikon per te nxjerre ne drite edhe raste te tjera te tilla te
abuzimit me detyren nga ana e zyrtareve te Prokurorise dhe
Gjykates.
Zėdhėnėsi i
Avokatit tė Popullit
|