Njoftime pėr shtyp

___________________________________________________________________________

 

Tiranė, mė 24/04/2003

 

Nese Ngritja e Institucionit te Ombudsmanit Perben Kusht, Respektimi i tij, Perben Detyrim per Qeverite Perkatese neRrugen Drejt Bashkimit Europian

-Avokati i Popullit Ermir Dobjani pret homologun e tij Maqedonas, Branko Naumovski-

 

                “Si ombudsmane te dy vendeve qe synojne integrimin ne strukturat e Bashkimit Europian, kemi detyra te perbashketa ne drejtim te respektimit te te drejtave te njeriut, qe jane kusht thelbesor per mireqeverisje”, deklaroi Avokati i Popullit Ermir Dobjani sot, me 24 Prill 2003, ne takimin e mireseardhjes me Ombudsmanin e Republikes se Maqedonise, Branko Naumovski.

          “Jemi dy vende fqinj, prandaj zyrat tona qe merren me te drejtat e njeriut kane detyre qe lidhjet ekzistuese t’i forcojne dhe zhvillojne me tej”, tha Dobjani.

“Kam rastin te shoh e te bindem per arritjet e zyres tuaj”, tha z. Naumovski, i cili bashkepunimin me Zyren e Avokatit te Popullit e sheh si nje shans qe respektimi i te drejtave te njeriut te sjelle edhe “permiresime te cilesise se jetes ne keto treva, ku kohe me pare ka qene e veshtire per te jetuar ne paqe”.

“Nese ngritja e institucionit te Ombudsmanit eshte nje nder kushtet per t’u pranuar ne Bashkimin Europjan, respektimi i rekomandimeve te ketij institucioni eshte nje detyrim per qeverite perkatese qe e aspirojne kete objektiv per vendet e tyre”, tha Dobjani.

Ombudsmani i Republikes se Maqedonise, Branko Naumovski mberriti sot ne Tirane, ne kuader te vizites treditore ne vendin tone, me ftese te homologut te tij shqiptar, Avokatit te Popullit, Ermir Dobjani.

          Qellimi i vizites eshte zgjerimi i bashkepunimit midis dy zyrave homologe, ne kuadrin e sfidave qe parashtrojne para dy vendeve perkatese standartet e kerkuara te mireqeverisjes dhe respektimit te te drejtave te njeriut.

          Vizita eshte pjese e programit te percaktuar prej kohesh dhe pason viziten e paradokoshshme te Ombudsmanit te Kroacise ne Tirane, ē’ka konfirmon angazhimin e institucioneve te vendeve perkatese ballkanike ne perpjekjet e tyre per tu integruar ne strukturat euroatlantike.

Kjo eshte vizita e pare e Ombudsmanit maqedonas ne Shqiperi, nderkohe qe takimet e z. Naumovski me z. Dobjani kane qene te shpeshta ne aktivitete nderkombetare te organizuara ne kuadrin e Institutit te Ombudsmanit Europian dhe atij Nderkombetar. Ombudsmani maqedonas shoqerohet nga tre zevendesit e tij, Suzana Saliu, Ljupēo Ivanovski dhe Tripun Tanusheski.

Zedhenesi i Avokatit te Popullit

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit