Tiranë, më
24/02/2009
Mbi
konfliktin midis “Alba Film” sha dhe “Orafilm” shpk
Me daten
21.02.2009, rreth ores 16:00, shtetasi Kujtim Çashku,
administrator i “Orafilm” shpk, qe ka si objekt zhvillimin e
aktivitetit kulturor, kinematografik dhe edukimi universitar
brenda e jashte vendit, ka telefonuar Avokatin e Popullit dhe i ka
bere prezent shqetesimin e tij se, ne dt. 21.02.2009, ora 13.30,
disa forca policie te shoqeruara nga Drejtori i “Alba Film”,
kane shkuar ne ambjentet qe posedon shoqeria e tij dhe kane
tentuar qe ta rrethojne ate me rrjete teli, duke nderprere
procesin akademik. Ankuesi ngriti edhe pretendimin se gjate ketyre
veprimeve ai eshte dhunuar fizikisht nga punonjesit e policise.
Avokati
i Popullit dergoi ne vend 3 eksperte, te cilat moren takim me z.
Çashku. Sipas ankuesit, per shkak te goditjeve fizike dhe
dhimbjeve te forta ai ishte rrezuar ne toke. Nderkohe, ankuesi
pretendoi se nga policia, veç tij, jane dhunuar fizikisht edhe
studentet e shkolles te cilet i ishin bashkuar atij per te
kundershtuar paqesisht veprimet e punonjesve te “Alba Film”
sha dhe te punonjesve te policise. Nga
studentet e tij jane filmuar veprimet e dhunshme te policise. Pas
goditjeve ai eshte vizituar ne urgjencen e QSU “Nene Tereza”
Tirane dhe i eshte dhene mjekim.
Avokati i Popullit nuk e paragjykon çeshtjen, por deklaron
se nuk e ve ne diskutim vertetesine e thenieve te z. Çashku
per ushtrim dhune ndaj tij.
Ne daten 23.02.2009, paradite, Avokati i Popullit se bashku
me dy eksperte shkuan ne ambjentet e “ Orafilm ” shpk
dhe degjuan edhe nje here pretendimet e z. Çashku.
Gjthashtu u mor takim edhe me Drejtorin e “Alba Film”. Gjate
ketyre kontakteve u hodh ideja qe mosmarreveshja e tyre te
zgjidhej ne rruge gjyqesore, pasi rrethimi i shkolles “Marubi”
me police nuk ishte zgjidhja e duhur. Kete ide e mbeshteten edhe
palet ne keto takime. Por, paraditen e sotme Policia e Shtetit ka
hyre me dhune brenda hapesirave te Universitetit Marubi, duke
shoqeruar forcerisht z. Kujtim Cashku dhe 4 studente, ne
Komisariatin e Policise Nr. 4 Tirane.
Ne kontaktet qe ekspertet e Avokatit te Popullit kane patur
me keta persona brenda ne Komisariat eshte pretenduar per dhune
dhe disa prej tyre jane drejtuar me vendimet perkatese per
ekzaminim mjeko-ligjor.
Perpara precipitimit te ngjarjes se mesiperme, Avokati i
Popullit dje dhe diten e sotme ka punuar qe te mos perdorej
policia ne kete konflikt civil dhe i ka paraqitur nje rekomandim
Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane, ku ka kerkuar qe Policia
e Shtetit te pezulloje te gjitha veprimet administrative te
organeve te saj vendore ne zbatim te kerkesave te “Alba Film”
sha, deri ne perfundim te shqyrtimit gjyqesor te kesaj çeshtje.
Nga studimi i VKM nr. 1445, dt. 29.10.2008 dhe i veprimeve
administrative te kryera rezulton se permbajtja e tyre ka te meta
serioze sepse:
Se pari, vendimi i
qeverise nuk pershkruan dhe nuk ka bashkelidhur genplanin e prones
qe do t’i jepet me qira “TOP CHANNEL”. Ndersa
ne fakt policise i eshte derguar nje genplan bashkelidhur VKM-se.
Nga pyetja e Drejtorit te “Alba Film” sha, rezultoi se
genplani ishte bere prej Drejtorise se “Alba Film” sha dhe se
nuk ishte pjese e VKM-se.
Se dyti, VKM-ja nuk pershkruan si subjekt detyrues
“Orafilm” shpk, per te liruar e dorezuar hapsirat te cilat ajo
posedon.
Se treti, Avokati i Popullit gjykon se ky konflikt midis
“Orafilm” shpk dhe “Alba Film” sha, eshte nje
mosmarrveshje juridiko-civile dhe si e tille duhet zgjidhur nga
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane.
Nga “Alba Film” sha jemi informuar se, ne muajin Tetor
2008, ky konflikt ka nisur te gjykohet ne Gjykaten e Rrethit
Gjyqesor Tirane, me kerkese padine e bere nga “Alba Film” sha.
Por per shkak te gabimeve dhe mosnjohjes se ligjit, kerkese padia
eshte kthyer per t’u plotesuar, pasi kishte te meta.
Se katerti, organet e policise, para se t’i jepnin
mbeshtetjen ne terren subjektit juridik “Alba Film” sha, duhet
te kishin studjuar me kujdes dokumentacionin e paraqitur prej
ketij subjekti dhe te mos ushtronin veprime represive ndaj
studenteve dhe pedagogeve te Shkolles Marubi.
Se pesti, sipas nenit 3, pika 6 te ligjit nr. 8741, dt.
21.05.2007 “Per arsimin e larte ne RSH”, shteti garanton
paprekshmerine e institucioneve te arsimit te larte dhe nderhyrja
e organeve te policise ne mjediset e tyre behet vetem me kerkese
dhe leje te titullarit te institucionit te arsimit te larte. Vetem
ne rastet e kryerjes se nje krimi flagrant apo te nje fatkeqesie
natyre, policia ka te drejte qe te nderhyje edhe pa lejen e
titullarit. Cenimi
i ketyre institucioneve ndeshkohet sipas dispozitave ligjore ne
fuqi.
Se
gjashti, Avokati i Popullit po vijon hetimet per veprime arbitrare
te punonjesve te
policise ne dem te te drejtave dhe interesave te ligjshme te
stafit pedagogjik dhe studenteve.
Ne perfundim,
Avokati i Popullit ka detyrimin moral te deklaroje se sulmi ndaj
nje Pioneri te demokracise dhe te te drejtave te njeriut, siç
eshte Z. Çashku, nuk i ben aspak mire konsolidimit te vlerave
tona shoqerore dhe imazhit tone nderkombetar.
Me
lejoni t'ju kujtoj se Z. Çashku sot perkujton nismen e tij te
pare, para 18 vjetesh, per lirimin e te denuarve politike. Edhe
per kete shkak, ai mbetet dhe personalitet me integritet, dhe si
nje kineast ikone, duhet te gezoje respektin e veçante nga te
gjitha organet shteterore. Aq
me teper qe eshte dekoruar edhe Ambasador i Paqes, nga Presidenti
i Republikes.
Per shkak te ketij kontributi, Zotit Çashku i takon me
teper se kujtdo tjeter qe te kete te gjitha lehtesirat individuale
per te kryer aktivitetin ne sherbim te kultures shqiptare ne
fushen e kinematografise, mbase me teper edhe se vete bizneset qe
jane ushtrojne veprimtarine e tyre ne te njejtat ambjente.
Zëdhënësi i
Avokatit të Popullit
|