Njoftime pėr shtyp

___________________________________________________________________________

 

Tiranė, mė 24/02/2004  

 

Gjithmone Ka Nevoje Per Nje Pale Te Trete, Si Avokati i 

Popullit, Qe Qytetaret Te Vleresojne Bazen Faktike 

Te Deklaratave Politike  

   

-Ambasadori Amerikan, z.James Jeffrey, takon Avokatin e Popullit, 

z.Ermir Dobjani-

Ambasadori Amerikan ne Tirane, z. James Jeffrey, i shprehu mbeshtetjen e tij Avokatit te Popullit, z. Ermir Dobjani, gjate nje vizite qe beri sot prane ketij institucioni, duke deklaruar se “qytetaret gjithmone kane nevoje per nje pale te trete, qe te orientohen ne vleresimin e bazes faktike te deklaratave dhe retorikes se politikes se dites”.

Duke ju referuar veprimtarise se Avokatit te Popullit ne teresi si dhe nderhyrjeve te tij te fundit ne veēanti per tarifat e KESH-it dhe Telekomit, Ambasadori Jeffrey tha se “ne e ndjekim nga afer kontributin tuaj, dhe e vleresojme ate si shume te rendesishem”. “Ju keni arritur te jeni te efektshem, duke ruajtur paanesine dhe fituar keshtu respektin e te gjitha paleve”, konstatoi z. Jeffrey.

Avokati i Popullit falenderoi per mbeshtetjen e vazhdueshme qe Ambasada Amerikane i ka dhene Institucionit qe ai drejton, duke nenvizuar me kete rast nje angazhim edhe me te madh te tij ne te ardhmen “ne drejtim te rritjes se cilesise se sherbimeve publike, permes nxitjes se administrates publike per t’u angazhuar edhe me shume per realizimin e te drejtave sociale te qytetareve shqiptare”.

“Duke ju ndjekur dhe duke bashkepunuar nga afer me stafin tuaj, ne ju inkurajojme te vazhdoni te jeni ne krye te nderteses se administrates publike, shoqerise civile dhe OJF-ve, pasi kontributi juaj e ben qeverine te jete edhe me e pergjegjshme ne funksionimin e saj”, deklaroi z.Jeffrey.

“Ne jemi munduar te ofrojme gjithmone mundesite tona profesionale, duke bashkepunuar me te gjithe faktoret ne vend, perfshire ketu qeverine, shoqerine civile si dhe kapacitetet akademike te vendit per te sugjeruar zgjidhje sa me realiste”, tha Avokati i Popullit.

“Edhe me rastin e nderhyrjeve per tarifat e KESH dhe Telekom, ne gjithmone jemi shprehur se nuk jemi kunder reformave, por ne fund te fundit, objektivi yne eshte lehtesimi i barres financiare per shtresat ne nevoje”, tha Dobjani.

 “Dhe kjo eshte e mundur, pasi nga kontaktet qe une kam patur me te gjithe faktoret e politikes shqiptare, perfundimi eshte se ata dijne ta gjejne rrugen e zgjidhjes, pavaresisht konfuzionit te krijuar ne publik, si pasoje e retorikes se tyre te ashper”, shtoi Ambasadori Amerikan ne fund te bisedes.

 

Zėdhėnėsi i Avokatit tė Popullit

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit