Njoftime pėr shtyp

___________________________________________________________________________

 

Tiranė, mė 24/01/2007

  

Jemi te Interesuar per Forcimin e Institucioneve Demokratike 

ne Shqiperi

 

    

-Avokati i Popullit takohet me Ambasadoret e Greqise dhe te Spanjes-

   

  

 

Avokati i Popullit z. Ermir Dobjani priti sot me 24 Janar 2007, Ambasadorin e Spanjes, Sh.T. Manuel Montobbio, me te cilin zhvilloi nje bisede njohese per gjendjen e te drejtave te njeriut ne vend si dhe per perspektiven e marredhenieve me zyren homologe te Deffensor del Pueblo te Spanjes.

“Si Kryesuese e OSBE-se, Spanja synon te ndihmoje me tej per konsolidimin e institucioneve demokratike, sikunder eshte edhe Avokati i Popullit ne Shqiperi”, u shpreh Ambasadori Montobbio.

“Shqiperia ka bere perparime ne ngritjen dhe zhvillimin e institucioneve demokratike, dhe ne synojme forcimin dhe konsolidimin e metejshem te ketij institucioni me parametra evropiane, pavaresisht sfidave qe duhet te perballojme”, u shpreh z. Dobjani.

Ambasadori spanjoll me pas u interesua per dinamiken e ankesave qe vijne prane Zyres se Avokatit te Popullit si dhe ofroi gadishmerine e tij per te ndermjetesuar qe edhe ky institucion te behet pjese e zhvillimeve mesdhetare ne kuadrin e Forumit te Barcelones, nje forum ky qe synon krijimin e zones “mare nostro”, ku perveē vendeve qe lagen nga Deti Mesdhe, jane ftuar edhe disa shtete te tjera, pjese e Lindjes se Mesme.

Deri tani jashte ketij forumi eshte Ballkani, dhe per kete arsye, Ambasadori spanjoll u shpreh se “krahas angazhimit te Ministrise se Jashtme ne kete forum, i mirepritur do te ishte edhe Institucioni i Avokatit te Popullit si institucion i pavarur”.

Avokati i Popullit iu pergjigj kesaj ftese me gadishmerine per te ndihmuar institucionalisht per rritjen e parametrave te mireqeverisjes ne Shqiperi, ne funksion te plotesimit te standarteve qe kerkon procesi i anetaresimit ne strukturat euroatlantike.

Edhe Ambasadori i Republikes se Greqise Sh. T. Constantinos Kokossis, zhvilloi me 10 Janar 2007 nje vizite njohese ne Institucionin e Avokatit te Popullit. Z. Ermir Dobjani e njohu ate me veprimtarine e Institucionit qe drejton, me bashkepunimin e Zyren e Ombudsmanit Grek si dhe me fushat ku keto dy institucione mund te japin ndihmesen e tyre per mbrojtjen e te drejtave te njeriut ne vendet respektive.

  

Zėdhėnėsi i Avokatit tė Popullit

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit