Njoftime pėr shtyp

___________________________________________________________________________

 

Tirane 21/10/2003

 

Zhvilloi Punimet Kongresi i Tretė i Ombudsmanėve dhe Mediatorėve Frankofone

 

- Avokati i Popullit, z. Ermir Dobjani zgjidhet Anėtar i Kėshillit Administrativ -

 

Avokati i Popullit, z. Ermir Dobjani, mori pjesė nė Kongresin e 3-tė tė Ombudsmanėve dhe Mediatorėve Frankofonė, ku mbajti edhe kumtesėn me temė “Aksesi i Ombudsmanit nė dokumentet zyrtare”.

“Duke qenė realist pėr gjendjen aktuale tė ndėrgjegjėsimit tė administratės shqiptare pėr rėndėsinė e informimit pėr dokumentet zyrtare, konstatoj se ka filluar njė pėrmirėsim i ndjeshėm jo vetėm nė praktikėn e dhėnies sė informacionit, por edhe nė metodikėn dhe organizimin e punės sė organeve pėrkatėse nė kėtė drejtim”, u shpreh Dobjani nė kumtesėn e tij.

          Fjala e Avokatit tė Popullit u pasua nga pyetjet e shumė tė pranishmėve, tė cilėt vlerėsuan rolin e Avokatit tė Popullit nė Shqipėri, kompetencat e tij si dhe familjarizimin relativisht tė shpejtė tė administratės shqiptare me funksionimin e kėtij institucioni tė rėndėsishėm, garant tė procedurave demokratike nė Shqipėri. 

          Ombudsmanėt dhe Mediatorėt e Frankofonisė tė mbledhur nė kėtė Kongres Ndėrkombėtar, mbajtur nga 14-17 Tetor 2003 nė Yasmine Hammamet tė Tunizisė, shpallėn nevojėn pėr tė mbrojtur vlerat e demokracisė, tė shtetit tė sė drejtės dhe tė drejtat e individit.

Kryetema e kėtij Kongresi ishte ndėrgjegjėsimi dhe rritja e “Transparencės Administrative”, ku protagonistė janė pikėrisht Ombudsmanėt dhe Mediatorėt, si ndikues nė rritjen e besimit tė publikut tek administrata, e pėr pasojė tek forcimi i shtetit tė sė drejtės, si parakusht edhe pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut.

Kongresi i 3-tė Statutor i Shoqatės sė Ombudsmanėve dhe Mediatorėve tė Frankofonisė (SHOMF) miratoi edhe njė deklaratė pėrfundimtare, e cila rithekson rolin e Ombudsmanėve dhe Mediatorėve, si mbrojtės tė tė drejtave tė qytetarėve nga gabimet, neglizhenca, padrejtėsitė dhe abuzimet qė mund tė bėjnė autoritetet publike ndaj qytetarėve.

          Deklarata finale vlerėson se Ombudsmanėt dhe Mediatorėt janė instrumente shumė efektive pėr tė matur sa mė saktėsisht gjendjen e demokracisė dhe realizueshmėrinė e tė drejtave tė njeriut nė njė vend.

          Ndėr tė tjera, deklarata pėrfundimtare i fton anėtarėt e kėsaj Shoqate qė tė veprojnė kur ka interesa tė pėrbashkėta, nė bashkėpunim me organizatat jofitimprurėse tė mbrojtjes sė tė drejtave tė njeriut, nė emėr tė solidaritetit qė duhet t’i bashkojė ata qė punojnė pėr kėtė mision tė lartė.

Shoqata e Ombudsmanit Frankofon, anėtar i sė cilės ėshtė edhe Avokati i Popullit i vendit tonė, grupon rreth 40 Ombudsmanė dhe Mediatorė nga 30 vende tė botės. Misioni i kėsaj shoqate ndėrkombėtare ėshtė gjetja dhe pėrdorimi i tė gjitha mjeteve tė mundura pėr t’u shėrbyer mė mirė interesave tė qytetarėve.

Nė pėrfundim tė Kongresit, Avokati i Popullit, z. Ermir Dobjani u zgjodh anėtar i Kėshillit Administrativ tė kėsaj Shoqate.

 

Zedhenesi i AVOKATIT TE POPULLIT

 

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit