Njoftime pėr shtyp

___________________________________________________________________________

 

Tiranė, mė 21/07/2005

  

Ne Procedurat e Debimit te Konsiderohen Kontigjentet e 

Integruara dhe Taksapaguesit e Rregullt

    

- Avokati i Popullit takohet me Deputete Gjermane te 

Landit te Hessenit, Gjermani -

   

  

 

Avokati i Popullit, z. Ermir Dobjani, u takua sot me 21 Korrik 2005 ne ambjentet e Hotel Rogner me nje grup prej 29 deputetesh gjermane  te Komisionit te Peticioneve prane Parlamentit te Landit te Hessenit, te kryesuar nga Sekretarja e Shtetit ne Ministrine per Punet e Brendshme dhe Sportin, zj. Oda Scheibelhuber.
Grupi i deputeteve shoqerohej ne takim edhe nga Ambasadori i Republikes Federale te Gjermanise ne Shqiperi, z. Hans Peter Annen.
Takimi u kerkua nga grupi i deputeteve, ne kuadrin e nje misioni qe ata kane ndermarre ne rajonin e Ballkanit, per t’u njohur me mire me realitetet konkrete qe ofrojne Shqiperia, Kosova e Maqedonia, lidhur kjo me numrin relativisht te madh te emigranteve ne shtetin gjerman. Kjo, per arsye se ligjet e reja gjermane kane kufizuar shume mundesine per te legjitimuar qendrimin e metejshem te shtetasve te huaj ne Gjermani.
Avokati i Popullit, z. Dobjani iu pergjigj interesimit te deputeteve gjermane per funksionimin, bazen ligjore, kompetencat institucionale si dhe veprimtarine konkrete te Avokatit te Popullit.

Lidhur me problematiken e ketij takimi, Avokati i Popullit u shpreh se, nder shume arsye qe mund te parashtroje nje azilkerkues ne Gjermani, duhet konsideruar se ne Shqiperi nuk ka mohim apo shkelje te te drejtave dhe lirive themelore te individit, vetjake apo politike, si liria e fjales, e besimit, e zgjedhjeve, mediave, organizimit, levizjes se lire. Megjithate, u duhet dhene leje qendrimi atyre personave qe e kerkojne kete per shkak te “gjakmarrjes, te orientimit te tyre seksual, pra te homoseksualeve si dhe grave te divorcuara me femije”.

Nga ana tjeter Avokati i Popullit u shpreh se kushtet social-ekonomike, te cilat i kane detyruar ata te largohen nga Shqiperia, nuk kane ndryshuar aq sa per t’i kthyer ata ketu, ne vendin e tyre. “Konsideroni se shume prej tyre ketu nuk kane as pune e shtepi, dhe shtuar ketu edhe perfshirjen e femijeve te tyre ne sistemin arsimor gjerman, debimi me force do te shkaktonte trauma tek ta dhe familjaret e tyre”, shtoi Dobjani.

“Kur them kete, nuk kam parasysh individet problematike te lidhur me krimin, por ata familjare, cilet jane ne kerkim te punesimit dhe nje jete te ndershme, duke kontribuuar si taksapagues ne vendin tuaj”, tha Dobjani.

 

  

Zėdhėnėsi i Avokatit tė Popullit

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit