Njoftime pėr shtyp

___________________________________________________________________________

 

Tiranė, mė 21/01/2005

  

E Vleresojme Shume Misionin Tuaj dhe Bashkepunimin me Ju

          

-Avokati i Popullit pret Ambasadoren Amerikane dhe Perfaqesuesin e Misionit Vezhgues te Bashkimit Evropian ne Tirane-

   

  

Avokati i Popullit Ermir Dobjani priti sot ne Zyren e tij ne dy takime te veēanta, Ambasadoren e SHBA ne Tirane Sh.S. Marcie Ries dhe Perfaqesuesin Politik te Misionit Vezhgues te Bashkimit Evropian ne Tirane, Pekka Vihervas.

          “Ne e vleresojme shume misionin tuaj, bashkepunimin me ju dhe stafin tuaj per mbrojtjen dhe mbajtjen ne vemendje te publikut te ēeshtjes se mbrojtjes se te drejtave te njeriut ne Shqiperi”, u shpreh ne fillim te takimit Ambasadorja e SHBA-se, Shkelqesia e Saj Marcie Ries.

          “Une ju falenderoj juve, sikunder edhe paraardhesit tuaj Limprecht dhe Jefrey per mbeshtetjen aktive qe me keni dhene ne permbushjen e detyres time ne krye te Institucionit te Avokatit te Popullit”, tha z. Ermir Dobjani.

          Ambasadorja Ries u interesua te dinte ne teresi per problemet me te mprehta, per te cilat ankohen qytetaret prane Zyres se Avokatit te Popullit.

          Avokati i Popullit e njohu ate me nderhyrjet e Zyres se tij per rritjen e cilesise se sherbimeve publike, per ndeshkimin e rasteve te keqtrajtimeve nga policia, per punen me projektligjin per kthimin dhe kompensimin e pronave si dhe me ēeshtje te tjera, ku Zyra e tij eshte investuar, sikunder eshte zbutja e problemit te gjakmarrjes, ekzekutimi i vendimeve gjyqsore, ligji per te drejten e informimit dhe kodi i procedurave administrative.

          “Ju jemi mirenjohes per bashkepunimin ne pergatitjen e raportit te pervitshem te Departamentit te Shtetit dhe ne kete kuader shpresojme te bashkepunojme me ju edhe ne te ardhmen”, i tha zj. Ries Avokatit te Popullit Dobjani.

          “Ju siguroj per kete bashkepunim edhe ne te ardhmen”, siguroi Dobjani.

          Nderkohe, ne takimin me Perfaqesuesin Politik te Misionit Vezhgues te BE-se, zotin Vihervas, ky i fundit u interesua per problemet e ndeshura nga Zyra e Avokatit te Popullit, per mbipopullimin e burgjeve dhe te dhomave te paraburgimit, per probleme te keqtrajtimeve nga policia si dhe per procesin e zgjedhjes se Avokatit te Popullit.

          Pas pergjigjeve te z. Dobjani, perfaqesuesi i BE shprehu falenderimet e tij dhe kerkoi bashkepunim edhe me intensiv ne te ardhmen.

Zėdhėnėsi i Avokatit tė Popullit

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit