Njoftime pėr shtyp

___________________________________________________________________________

 

Tiranė, mė 21/01/2004

   

KONTRATA SOCIALE PARASHIKON DETYRIME TE NDERSJELLTA MIDIS SHTETIT DHE QYTETARIT

 -Avokati i Popullit merr pjese ne diskutimin e projektligjit per krijimin e Komitetit Kombetar te Parandalimit te Krimit-

          “Kriminaliteti eshte nje fenomen pasoje, dhe si i tille, ēdo nisme ligjore dhe administrative per ta luftuar ate, kerkon domosdoshmerisht pjesemarrje te shume aktoreve qe perbejne shtetin dhe parasegjithash te vete qytetareve, te cilet lipset te kuptojne se kontrata midis tyre dhe shtetit parashikon detyrime te ndersjellta”, deklaroi Avokati i Popullit Ermir Dobjani sot (21 Janar 2004) ne Shkoder.

          Avokati i Popullit mori pjese ne takimin e inicuar nga Instituti per Demokraci dhe Ndermjetesim, zhvilluar ne ambjentet e Hotel “Rozafa”, ku ishin te pranishem edhe Prefekti i Shkodres Gjergj Liqejza, Zv. Ministre e Pushtetit Lokal Natasha Paēo, perfaqesues te organeve te zbatimit te ligjit, te institucioneve nderkombetare si dhe te komuniteteve fetare ne Shkoder.

          Te pranishmit diskutuan rreth problematikes qe paraqet kriminaliteti ne vend si dhe per hapat dhe strategjite qe duhet te ndermerren per parandalimin e tij.

          Nisma ne fjale synon hartimin e nje ligji per krijimin e nje Komiteti Kombetar per Parandalimin e Krimit, sikunder edhe komitete lokale, qe parashikohet te funksionojne ne nivel lokal per kete qellim.

          “Para se te ndermerren hapat per kalimin nga qeveria ne parlament te ketij projektligji, do te ishte me praktike qe efektiviteti i saj te matej si projekt pilot ne nivel lokal pikerisht ketu ne Shkoder”, deklaroi Avokati i Popullit, Ermir Dobjani. Ky propozim u perkrah si nga Prefekti Liqejza, ashtu edhe nga te pranishmit e tjere.

          Po sot, Avokati i Popullit, i shoqeruar nga Prefekti i Shkodres Gjergj Liqejza, beri nje vizite ngushellimi ne nje nga familjet e viktimave te 9 Janarit, ate te Nike Martinit, i cili ka humbur ne kete tragjedi vajzen e tij, Luiza, nene e tre femijeve.

          “Ju shpreh ngushellimet e mija, ashtu sikunder jam i bindur se me dhimbjen tuaj jane solidarizuar te gjithe qytetaret, por edhe strukturat me te larta te shtetit shqiptar”, iu drejtua Avokati i Popullit kryefamiljarit Nike Martini.

          “Avokati i Popullit po e ndjek nga afer ecurine e hetimeve, sikunder eshte i bindur edhe ne seriozitetin e organit me te larte shteteror, Parlamentit, por edhe te Prokurorise per te zbardhur deri ne fund te dyja pistat, si ate te skemes se trafikut, ashtu edhe ate te mundesise per te shpetuar me shume prej viktimave. Prandaj dhe Avokati i Popullit e ka konsideruar pa vend qe te beje hetime paralele”, tha Dobjani.

                                                                            Zėdhėnėsi i Avokatit tė Popullit

 

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit