Deklaratė pėr shtyp

___________________________________________________________________________

 

Tiranė, mė 20/12/2010

  

SHOQERIA SHQIPTARE – SFIDAT E MOSDISKRIMINIMIT

   -Avokati i Popullit organizon aktivitetin e pervitshem kombetar-

  

   

  

         

Avokati i Popullit ne bashkepunim me Zyren e Sherbimit Ligjor Falas (TLAS) bashkeorganizuan me date 20 Dhjetor 2010 aktivitetin kombetar me teme “Shoqeria Shqiptare – Sfidat e Mosdiskriminimit”.

Ne cilesine e Avokatit te Popullit ne Detyre, Zj. Florina Nuni mbajti fjalen e hapjes se ketij seminari, duke theksuar se: “E drejta e mosdiskriminimit, natyrshem, perben thelbin dhe moralin e ēdo ligji qe derivon nga kartat nderkombetare, nga kushtetutat kombetare dhe nga ēdo burim tjeter i se drejtes qe dallon jo vetem nje shtet demokratik nga ai jodemokratik, por mbi te gjitha edhe nje shoqeri demokratike, tolerante, falese, perfshirese, nga nje shoqeri e kundert me keto, pra ne thelb perjashtuese, ndėshkuese, intolerante.”

Me tej, Zj. Nuni vuri ne dukje se: “Eshte e vertete se shteti i se drejtes parakupton, per hir te formules skematike, ndarjen e pushteteve, por po kaq i vertete eshte edhe fakti se, nese stafet apo administratat perkatese te ketyre pushteteve mbushen pa respektuar meritokracine, de facto do te kemi mangesi te medha ne sherbimet qe ato do t’u ofrojne qytetareve dhe taksapaguesve.”

E pranishme ne kete aktivitet ishte edhe Zv.ministrja e Puneve te Brendshme Zj. Iva Zajmi, e cila u fokusua tek roli i kesaj ministrie ne drejtim te garantimit te te drejtave te shtetasve, ne zbatim te dispozitave kushtetuese dhe parimit te barazise se shtetasve para ligjit. Pjesemarres aktive ne kete aktivitet ishin edhe Komisionerja per Mosdiskriminimin, Zj. Irma Baraku, Kryetari i Komitetit Shteteror te Kulteve, Z. Rasim Hasanaj si dhe perfaqesues te mjaft organizatave te shoqerise civile.

Disa nga temat e tjera, rreth te cilave u diskutua ne kete aktivitet ishin edhe “Garantimi i te drejtave te shtetasve ne perspektiven gjinore”, “Diskriminimi i drejtperdrejte dhe i terthorte”, “Te drejtat e femijeve, shtresat ne nevoje dhe perballja me intolerimin”, “Diskriminimi i bazuar ne aftesine e kufizuar”, “Pengesat per mosintegrim te pakicave rome dhe atyre ballkaniko-egjiptiane” si dhe “Roli i shtetit ne garantimin e lirise se besimit fetar”.

Ne perfundim te ketij seminari u nxorren disa perfundime, te cilat me pas do te zyrtarizohen ne formen e rekomandimeve qe do t’u dergohen per ndjekje dhe zbatim organeve te administrates shteterore nga ana e Zyres se Avokatit te Popullit.

 

   

 

 

 

Zėdhėnėsi i Avokatit tė Popullit

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit