Njoftime pėr shtyp

___________________________________________________________________________

Tiranė, mė 20/02/2004

   

Avokati i Popullit Eshte Mbi te Gjitha Mandat i Dhene 

Nga Parlamenti  

  

Ne perfundim te vizites dyditore ne Tirane, Ombudsmani Kombetar i Mbreterise se Holandes, z. Roel Fernhout, i shoqeruar nga Avokati i Popullit, z. Ermir Dobjani u priten sot (20 Shkurt 2004) nga Kryetari i Parlamentit, z. Servet Pellumbi.

Ne takim mori pjese edhe Ambasadori i Mbreterise se Holandes ne Tirane, Shkelqesia e tij, z. Johan F.L. Blankenberg.

“Fjala Ombudsman nuk permban asnje ngjyrese tjeter, perveēse eshte mandat i dhene nga Parlamenti, dhe si i tille Ombudsmani gjithmone ka nevoje per forcen e Parlamentit. Avokati i Popullit eshte nje barometer i cilesise se mireqeverisjes se nje vendi”, tha Ombudsmani holandez, duke iu referuar pervojes se tij.

“Jemi te bindur se me ngritjen e institucionit te Avokatit te Popullit kemi bere hapin e duhur si dhe gjetur njeriun e duhur, per te krijuar fizionomine e Ombudsmanit shqiptar”, u shpreh z. Pellumbi, duke ju referuar veprimtarise se Avokatit te Popullit ne pergjithesi si dhe nderhyrjeve te tij te fundit ne veēanti, te konsideruara nga Qeveria shqiptare ne fushen e sherbimeve publike.

Duke shprehur mirenjohjen per ndihmen dhe bashkepunimin e frutshem me Parlamentin dhe Qeverine shqiptare, Avokati i Popullit, z. Ermir Dobjani beri te njohur angazhimin e tij dhe te mikut nga Holanda per te mundesuar projekte trajnimi per juristet, avokatet dhe gjyqtaret shqiptare, sidomos per prezantimin e ēėshtjeve prane Gjykates se Strasburgut si dhe per mbrojtjen e shqiptareve ne Holande.

Vizita e Ombudsmanit Kombetar te Mbreterise se Holandes ne Shqiperi eshte ne vazhdimesine e kontakteve intensive qe Avokati i Popullit zhvillon me homologet e tij, me qellim shkembimin e mendimeve dhe pervojave reciproke, duke synuar qendrueshmerine e arritjeve te deritanishme te kesaj zyre te re, konsideruar si nje mundesi institucionale per ofrimin e rrugezgjidhjeve alternative ne nje shoqeri te shtetit te se drejtes ne Shqiperi.

 

Zėdhėnėsi i Avokatit tė Popullit

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit