Tiranė, mė
19/11/2002
Avokati i Popullit dhe Ministria e Mbrojtjes
organizojne seminar te perbashket per te drejtat e ushtarakeve
Te
drejtat e ushtarakeve dhe reforma ne Forcat e Armatosura, ishte
tema e seminarit te perbashket te zhvilluar sot ne ambjentet e
Hotel Dajtit, nga ana e Institucionit te Avokatit te Popullit dhe
Ministrise se Mbrojtjes.
Jane
rreth 500 ankesa te mberritura ne Institucionin e Avokatit te
Popullit nga subjektet e Forcave te Armatosura, qe nga fillimi i
veprimtarise se ketij institucioni, vuri ne dukje ne fjalen e
tij Avokati i Popullit, Ermir Dobjani.
Problemet
e subjekteve ushtarake meritojne vemendjen e posacme te qeverise
dhe shoqerise, tha Dobjani, duke iu referuar faktit se,
vecanerisht, pas viteve 90-te, problemet sociale jane bere me te
ndjeshme si per ushtaraket active, ashtu edhe per ata qe dalin ne
rezerve e lirim, ende pa mbushur moshen e pensionit, ne kuadrin e
reformimit dhe ristrukturimit te forcave te armatosura.
Problemet
kryesore, rreth te cilave u debatua ne seminar ishin: te drejtat e
ligjshme te ushtarakeve qe dalin ne rezerve (lirim); praktika per
trajtimin financiar te ushtarakeve aktive, ne lidhje me pagesen e
sherbimit 24 oresh dhe punen jashte orarit si dhe te drejtat e
ushtarakeve ne procesin e privatizimit te objekteve te dhena per
strehim nga Ministria e Mbrojtjes, e lidhur kjo e fundit me
pengesat qe shfaqen nga pushteti lokal per shkak te kontestimit qe
i behet Vendimit te Keshillit te Ministrave Nr.379, date
26.06.1995.
Fakti
qe Forcat e Armatosura jane perfshire ne reformen aktuale, nga e
cila do te nderpresin karrieren nje numer i madh ushtarakesh, ben
qe ky takim te marre me shume vlera, me qellim qe te behet kujdesi
maksimal per respektimin e te drejtave te tyre, u theksua, nder te
tjera, ne kete seminar.
Ne seminar moren pjese ushtaraket me te larte te Ushtrise
shqiptare, perfshire edhe Shefin e Shtabit te Pergjithshem, Gjen.
Pellumb Qazimi.
Diskutimet e pjesmarresve u perqendruan ne problematiken e
ankesave te ardhura prane Institucionit te Avokatit te Popullit,
ne kushtet e reformes aktuale ne forcat e armatosura, duke patur
si qellim angazhimin e perbashket per te krijuar hapesirat
e nevojshme ne
drejtim te permiresimit te gjendjes, gjithmone duke patur si
vision orientimin e kapaciteteve tona ushtarake drejt standarteve
qe kerkon integrimi i tyre ne strukturat euroatlantike.
Zėdhėnėsi i
Avokatit tė Popullit
|