Tiranė, mė
19/02/2001
Grupi
i Miqve Takohet me Avokatin e Popullit ne Pervjetorin e Pare te
Zgjedhjes nga Parlamenti
Avokati
i Popullit Ermir Dobjani i beri te ditur sot Grupit te Miqve se
objektivat e vena para nje viti tashme rezultojne te realizuara.
Dobjani
e informoi Grupin e Miqve se pikerisht sot ai i ka derguar
Parlamentit, Presidentit dhe Kryeministrit nga nje kopje te
Raportit Vjetor, rreth te cilit Kuvendi do te diskutoje javen e
ardhshme.
Raporti
pasqyron veprimtarine e Institucionit te Avokatit te Popullit
pergjate nje viti, duke dhene nje tablo specifike mbi nje aspekt
shume te rendesishem te te Drejtave te Njeriut ne Shqiperi,
sikunder eshte raporti i individit me administraten publike, nen
kendveshtrimin e sundimit te ligjit. Materjali ne fjale eshte i
ndare ne kater kapituj, qe pasqyrojne pozicionin e Avokatit te
Popullit ndaj kerkesave te instancave nderkombetare, bashkepunimin
me shtetin shqiptar dhe faktorin nderkombetar per ngritjen dhe
funksionimin e ketij institucioni si dhe veprimtarine konkrete te
zyres, e cila tashme ndodhet ne fillim te fazes se dyte, pra te
konsolidimit te veprimtarise se saj.
Grupi
i Miqve te Avokatit te Popullit perbehet nga perfaqesues te
OSBE-se, Keshillit te Europes, Ambasades Amerikane dhe asaj te
Danimarkes, Shoqates se Juristeve Amerikane (ABA/CELLI) si dhe te
Komitetit Shqiptar te Helsinkit, CAFOD-it dhe Qendres Shqiptare
per te Drejtat e Njeriut.
Te
pranishmit e falenderuan Avokatin e Popullit per veprimtarine e
deritanishme dhe e siguruan per nje ndihme edhe me te madhe ne te
ardhmen, duke e inkurajuar per rritjen e metejshme te autoritetit
te ketij institucioni, si garant i respektimit te te drejtave te
njeriut ne Shqiperi.
Me
kete rast z.Dobjani u beri te njohur Miqve se me 20 Mars te ketij
viti do te behet perurimi zyrtar i Selise se Avokatit te Popullit,
te rehabilituar dhe pajisur ne masen rreth 90 per qind me fonde te
Projektit DANIDA te Qeverise Daneze.
Zėdhėnėsi i
Avokatit tė Popullit
|