Tiranė, mė 19/02/2004
Ēdo
Qeveri sheh tek
Ombudsmani Partnerin per rritjen e
Besimit te Publikut tek Shteti
Ombudsmani Kombetar i Mbreterise se Holandes, z. Roel
Fernhout, i shoqeruar nga mikpritesi i tij, Avokati i Popullit
z.Ermir Dobjani, u takua sot me Kryetarin e Gjykates Kushtetuese,
z. Fehmi Abdiu dhe Ministrin e Drejtesise, z. Fatmir Xhafa.
Ne takimin me Kryetarin e Gjykates Kushtetuese, z. Roel
Ferhout vleresoi bashkepunimin midis Avokatit te Popullit dhe
kesaj gjykate, ne interes te mbrojtjes se te drejtave te
qytetareve shqiptare, permes nje administrimi efikas dhe ne
perputhje me standartet e drejtesise te pranuara nderkombetarisht.
Ministri
i Drejtesise, z. Fatmir Xhafa vleresoi se bashkepunimi me Avokatin
e Popullit ka nje rendesi te veēante per mirefunksionimin e
drejtesise ne Shqiperi. Z. Xhafa shprehu angazhimin e tij ne
kuader te shqetesimit te Qeverise shqiptare per ekzekutimin sa me
te plote te vendimeve gjyqesore nga sherbimi permbarimor, si dhe
per permiresimin e sistemit penitenciar ne vendin tone.
Ombudsmani
i Mbreterise se Holandes vleresoi se motoja e tij eshte
Mireqenia e qytetareve eshte mireqenie e qeverise, duke
vleresuar se qeveria duhet te shohe tek Avokati i Popullit aleatin
per rritjen e besimit te publikut tek ajo, dhe jo thjesht
sfiduesin e veprimeve te gabuara te administrates.
Ne
i dime dobesite dhe nevojat tona per permiresimin e tyre, tha
Z. Xhafa. Une do te vleresoja shume angazhimin tuaj si
Ombudsman, ne mundesimin e projekteve trajnuese qe Holanda ofron
per te permiresuar cilesine e punes se avokateve dhe gjyqtareve
tane, pasi keshtu i kontribuojme edhe me mire permiresimit te
punes ne dhenien e drejtesise ne vend, u shpreh z. Xhafa.
Ombudsmani Kombetar Holandez do te pritet neser, me 20
Shkurt 2004, ora 10:00 edhe nga Kryetari i Kuvendit te Republikes
se Shqiperise, z. Servet Pellumbi.
Zėdhėnėsi
i Avokatit tė Popullit
|