Tiranė, mė 19/01/2005
Interesim
per Stabilitetin dhe Vazhdimesine Institucionale te Avokatit te
Popullit
-Ombudsmani
i Mbreterise se Danimarkes Pritet nga Presidenti i Republikes,
Kryeministri Nano, Kryetari i Parlamentit dhe Kryetari i Opozites
Berisha-
Kreret e shtetit shqiptar, Presidenti Mojsiu, Kryetari i
Parlamentit Pellumbi, Kryeministri Nano dhe Kryetari i Opozites
Berisha priten ne takime te veēanta Ombudsmanin Parlamentar te
Mbreterise se Danimarkes, z. Hans Gammeltoft Hansen, gjate vizites
se tij treditore ne Tirane, nga 17-19 Janar 2005, te shoqeruar nga
homologu i tij z. Ermir Dobjani.
Jemi te interesuar per stabilitetin dhe vazhdimesine
institucionale te Avokatit te Popullit. Une jam teper i kenaqur qe
projekti per ngritjen e Institucionit te Avokatit te Popullit ne
Shqiperi ka rezultuar teper i suksesshem. Per kete flet fakti qe
tashme ne perfaqesojme dy zyra partnere me rendesi ne vendet
tona, vleresoi z. Gammeltoft Hansen ne takimet me
bashkebiseduesit e tij. Konsolidimi dhe vazhdimesia e
institucionit ne te njejtat linja, eshte sinjal qe Shqiperia
tregon se eshte e interesuar per stabilitetin e institucioneve te
saj, u shpreh ai.
Nga
ana e tyre zyrtaret e larte shqiptare vleresuan veprimtarine
pesevjeēare te Institucionit te Avokatit te Popullit si dhe rolin
e Kreut te ketij institucioni, z. Ermir Dobjani. Nuk mund te
pelqeni muziken, pa iu referuar Moxartit, u shpreh Kryeministri
Nano ne fund te takimit, duke iu referuar drejtimit efikas dhe
energjik te institucionit nga ana e z. Dobjani.
Presidenti Moisiu vleresoi rolin e Avokatit te Popullit ne
Shqiperi gjate pese viteve te punes se tij dhe efektshmerine e
ndihmes daneze ne kete drejtim.
Kryeministri
Nano, nga ana e tij, vuri ne dukje ndihmen e qeverise daneze,
permes programit DANIDA, kryesisht per forcimin e institucioneve
shqiptare. Te njejtin vleresim ka ndare edhe Presidenti Moisiu, i
cili tha se, tashme ka nje progres te rendesishem ne forcimin e
institucioneve demokratike ne vend, i cili eshte nje tregues
inkurajues ne rrugen e reformave per integrimin e vendit ne
Bashkimin Evropian.
Takimet e z. Hans Gammeltoft Hansen vijuan me date 18 Janar
2005, me Kryetarin e Parlamentit, z. Servet Pellumbi si dhe me
Kryetaret e grupeve parlamentare te te gjithe spektrit politik, te
pranishem ne Parlament. Te gjithe ata shprehen ne menyre unanime
vleresimin e tyre per veprimtarine e deritanishme te Institucionit
te Avokatit te Popullit.
Me
date 19 Janar z. Hans Gammeltoft Hansen u takua edhe me liderin e
opozites z. Sali Berisha dhe Ministrin e Drejtesise z. Fatmir
Xhafaj.
Jemi te interesuar qe Avokati i Popullit te vazhdoje te
ruaje pavaresine e tij, duke iu permbajtur gjithmone zbatimit te
ligjit, u shpreh ne takim z. Sali Berisha. Ne kete rruge te
nisur do ta mbeshtesim plotesisht edhe si opozite, shtoi ai.
Po
me date 19 Janar 2005, Ombudsmani i Mbreterise se Danimarkes dhe
Avokati i Popullit vijuan me nje konference shtypi ne ambjentet e
Hotel Rogner, ku bene te njohura edhe konkluzionet e kesaj vizite
treditore ne Tirane.
Zyra
e Avokatit te Popullit ne Shqiperi ka perballuar deri tani rreth
15 mije ankesa, me nje shifer prej afro 23 perqind te rasteve te
zgjidhura pozitivisht. Kjo flet per rritjen e besimit te
publikut tek Avokati i Popullit, sikunder edhe per emancipimin ne
rritje te administrates shqiptare dhe politikes shqiptare ne
teresi, per te reflektuar pozitivisht ndaj rekomandimeve te
Avokatit te Popullit, tha ne Konferencen per Shtyp Avokati i
Popullit, z. Ermir Dobjani.
Jam i impresionuar nga progresi i Zyres se Avokatit te
Popullit ne pese vjet, dhe mund te them qe Zyra dhe kreu i saj, z.
Dobjani jane radhitur nder koleget e mi me te suksesshem,
vleresoi Ombudsmani danez, Hans Gammeltoft Hansen.
Ombudsmani
i Mbreterise se Danimarkes, z. Hans Gammeltoft Hansen, ka 18 vjet
ne krye te ketij institucioni ne vendin e tij. Ai ka ardhur ne
Tirane me ftese te Avokatit te Popullit, z. Ermir Dobjani, per te
bere nje vleresim te progresit te punes se Avokatit te Popullit
gjate pese vjeteve veprimtari.
Zėdhėnėsi i
Avokatit tė Popullit
|