Njoftim pėr shtyp

___________________________________________________________________________

 

Tiranė, mė 18/12/2009

  

Avokati i Popullit, z. Ermir Dobjani pret Ambasadorin Grek, 

Sh. T. z. Nikolas Pazios

   

  

   

  

         

                

Avokati i Popullit, z. Ermir Dobjani priti sot, me 18 Dhjetor 2009, Ambasadorin e Republikes Helenike, SH.T.Z Nikolas Pazios, me te cilin zhvilloi nje bisede njohese per veprimtarine 10-vjeēare te institucionit te Avokatit te Popullit, bashkepunimin e kesaj zyre me Avokatin e Popullit te Greqise si dhe situaten e respektimit te te drejtave te njeriut ne vendet respektive.

Z. Dobjani i shprehu Ambasadorit grek gadishmerine e zyres se tij per ndjekjen me seriozitet dhe vendosmeri te rasteve te ankesave nga shtetasit shqiptare, pjesetare te minoritetit grek, sikunder i shprehu atij falenderimin per zyren e Ombudsmanit grek ne ndjekjen e rasteve te shtetasve shqiptare qe banojne ne Greqi.

Avokati i Popullit evidentoi si shembull te bashkepunimit ndihmen qe Zyra e Avokatit te Popullit te Greqise dhe autoritetet greke kane dhene ne mundesimin e shperndarjes neper burgjet greke, per te burgosurit shqiptare,  te botimit te Avokatit te Popullit te Shqiperise, qe permban rregullat evropiane te burgut. Z. Dobjani permendi gjithashtu edhe ndjekjen nga te dyja zyrat te ēeshtjes se mbi 500 femijeve te braktisur, njohur ndryshe si ēeshtja “Agia Varvara”, pas sensibilizimit te se ciles te dy shtetet nenshkruan marreveshje bashkepunimi per marrjen e masave kunder trafikimit te qenieve njerezore.

Avokati i Popullit konstatoi, gjithashtu, faktin se numri i keqtrajtimeve te qytetareve shqiptare nga policia greke ka ardhur ne ulje, ēka deshmon per nje interes ne rritje te shtetit grek per respektimin e te drejtave te njeriut.

Nga ana e tij, Ambasadori grek, Z. Nikolas Pazios shprehu interesin e tij per forcimin e institucionit te Avokatit te Popullit dhe rritjen e bashkepunimit te tij si me zyren homologe te Avokatit te Popullit ne Greqi, ashtu edhe me Ambasaden e Republikes Helenike ne Shqiperi.

 

  

Zėdhėnėsi i Avokatit tė Popullit

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit