Njoftime pėr shtyp

___________________________________________________________________________

 

Tiranė, mė18/02/2004

 

Ombudsmani Kombetar i Mbreterise se Holandes Viziton Tiranen

 

           Ombudsmani Kombetar i Mbreterise se Holandes, z. Roel Fernhout, do te vizitoje Tiranen ne datat 19 dhe 20 Shkurt 2004, ne shprehje te bashkepunimit dypalesh me Zyren e Avokatit te Popullit te Shqiperise.

          Qellimi i vizites eshte shkembimi i mendimeve per rritjen e bashkepunimit midis dy zyrave si dhe rritja e efikasitetit te mjeteve te Avokatit te Popullit per te ndikuar sa me ndjeshem ne permiresimin e standarteve qeverisese te vendit.

          Ombudsmani Kombetar Holandez do te pritet nga homologu i tij shqiptar, Avokati i Popullit Ermir Dobjani dhe se bashku me te do te zhvilloje takime te veēanta me Kryetarin e Kuvendit te Republikes se Shqiperise, z. Servet Pellumbi, Kryetarin e Gjykates Kushtetuese, z. Fehmi Abdiu si dhe Ministrin e Drejtesise, z. Fatmir Xhafa.  

Z. Roel Fernhout ka lindur ne Zwolle me 8 Gusht 1947. Ai ka studiuar per Drejtesi Hollandeze ne Univeritetin “Erasmusi i Roterdamit” dhe mė 1974 ka mbrojtur doktoraturen. Mė 1990 ka marre graden PHD. nga Universiteti i Amsterdamit.

Z. Roel Fernhout u caktua Ombudsman Kombetar nga Dhoma e Ulet e Parlamentit me 22 Qershor 1999. Perpara se te caktohej Ombudsman Kombetar, ai ka qene Profesor i se Drejtes Europiane ne Fakultetin e Drejtesise ne Universitetin e Nijmegen, i specializuar ne Ligjin Europian te Migrimit. Deri me 1991, ka qene lektor ne Univeritetin Free te Amstersamit dhe Profesor i Asociuar ne Universitetin Nijmegen ne lenden e se  Drejtes Administrative dhe se Drejtes Kushtetuese.

Nga viti 1983 deri me 1986 ai ka qene zevendes Kryetar i seksionit te Amnesty International si dhe Kryetar i tij nga viti 1988 deri me 1992.

Bashkautor i botimeve te shumta qe perfshijne nje manual te njohur mbi te drejten administrative, z.Roel Fernhout ka qene kryetar i Ndihmes Ligjore te Arnhem nga 1995 deri me 1999 si dhe anetar i Komisionit te te Drejtave te Njeriut i Bordit Keshillimor per Marredheniet Nderkombetare ne Ministrine e Puneve te Jashtme. Ai eshte kryetar i Jurise qe jep ēmimin e te drejtave te njeriut “Max van der Stoel”.

Zėdhėnėsi i Avokatit tė Popullit

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit