Tiranė, mė 17/03/2004
NE
RRUGE TE MBARE PER KRIJIMIN E NJE RAJONI TE PERBASHKET JURIDIK
EVROPJAN
-Ombudsmani
Kombetar i Polonise Takon Kryetarin e Kuvendit, Ministrin e
Drejtesise, Kryetarin e Gjykates Kushtetuese-
Ne
vijim te vizites se tij dyditore ne Tirane, Ombudsmani Kombetar i
Republikes se Polonise, Prof. Dr. Andrzej Zoll, i shoqeruar nga
Avokati i Popullit, z. Ermir Dobjani, u prit sot ne takime te veēanta
nga Kryetari i Kuvendit, Prof. Servet Pellumbi, Ministri i
Drejtesise, z. Fatmir Xhafa dhe Kryetari i Gjykates Kushtetuese,
z. Fehmi Abdiu.
Duke
vleresuar traditen tashme te konsoliduar te Avokatit te Popullit
per te shkembyer pervoje me homologet e tij Evropjane, Kryetari i
Kuvendit, z. Servet Pellumbi u shpreh per mbeshtetjen e metejshme
qe Parlamenti Shqiptar do t'i jape Avokatit te Popullit ne
misionin e tij per mbrojtjen e te drejtave te njeriut dhe rritjen
e besimit te shtetasve tek institucionet e shtetit te tyre.
Vertet
pushtetet, perfshire edhe ate gjyqesor, jane te pavarura, por
praktika ka treguar se roli i nje institucioni, sikunder eshte
Avokati i Popullit, eshte i domosdoshem per rritjen e besimit te
njerezve tek drejtesia, tha ne takim z. Pellumbi. Ai vleresoi
se kompetencat e Ombudsmanit polak mbi gjyqesorin dhe prokurorine
jane shume te efektshme dhe do te mirepriteshin ndryshimet ligjore
qe duhen bere, por gjithesesi ky proces nuk eshte i lehte.
Sa
me i forte te jete Institucioni i Ombudsmanit, aq me te lire dhe
te mbrojtur do te ndjehen qytetaret ne te drejtat e tyre, e per
pasoje, aq me e besueshme do te behet qeveria, aq me i forte do te
jete shteti, vleresoi ne pergjigje te tij, Ombudsmani polak, z.
Andrzej Zoll.
Ministri
i Drejtesise, z. Fatmir Xhafa vleresoi solidaritetin e familjes
evropjane te Ombudsmanit, duke siguruar per nje mbeshtetje te
metejshme te qeverise shqiptare per Avokatin e Popullit ne
Shqiperi, por edhe per rritjen e bashkepunimit midis vendit tone
dhe Republikes se Polonise ne fushen e drejtesise dhe forcimit te
shtetit ligjor.
Ombudsmani
polak iu pergjigj, gjate takimit, interesimit te Ministrit te
Drejtesise per probleme te veēanta qe kane te bejne me prioritete
te qeverise shqiptare, sikunder nje prej tyre eshte edhe ēeshtja
e zgjidhjes se problemit te ish te persekutuarve politike, pasi
edhe Polonia ofron nje te shkuar te ngjashme ne kete drejtim.
Takimin
e trete dhe te fundit me personalitetet shqiptare, Ombudsmani
polak e pati me Kryetarin e Gjykates Kushtetuese, z. Fehmi Abdiu.
Para
zgjedhjes si Ombudsman Kombetar, z. Zoll ka qene ne detyren e
Kryetarit te Gjykates Kushtetuese te Polonise. Ai theksoi se e
drejta e Ombudsmanit polak per te kerkuar nga Gjykata Kushtetuese
shfuqizimin e ligjeve antikushtetuese eshte nje nga mjetet me te
fuqishme te tij per mbrojtjen e te drejtave te njeriut.
Kuadri
ligjor polak dhe pervoja juaj e bashkepunimit mes Zyres se
Ombudsmanit dhe Gjykates Kushtetuese besoj se do te krijoje nje
vizion me te qarte per te bere edhe ndryshimet e nevojshme
ligjore, qe do te rrisnin mundesite e Avokatit te Popullit per te
nderhyre prane kesaj gjykate, ne interes te mbrojtjes se te
drejtave te shtetasve, u shpreh ne takim z. Abdiu.
Gjithēka
me synimin per te krijuar nje rajon te perbashket juridik
evropjan, per te perballuar sfidat e integrimit ne BE, u shpreh
Ombudsmani polak, z. Andrzej Zoll.
Zėdhėnėsi i
Avokatit tė Popullit
|