Njoftime pėr shtyp

___________________________________________________________________________

 

Tiranė, mė 17/01/2006

  

Nxisim Palet per Perafrim Qendrimesh

 

    

-Avokati i Popullit takon Presidentin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale te Keshillit te Evropes, z. Giovani Di Stasi-

   

  

 

Avokati i Popullit, z. Ermir Dobjani u takua sot me delegacionin e Keshillit te Evropes, kryesuar nga Presidenti i Kongresit te Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, z. Giovani Di Stasi.

Takimi u perqendrua ne nevojen e zbatimit te plote te dispozitave te Kartes se Autonomise Vendore, dhe per pasoje te transferimit te plote te kompetencave qe i takojne pushtetit lokal. “Faktikisht keto jane probleme te trasheguara nga qeverisja e meparshme, por qe dolen ne pah me qarte pas rotacionit te pushtetit qendror”, u shpreh Dobjani.

Avokati i Popullit vleresoi nismen e Qeverise per prishjen e ndertimeve pa leje, por ka shprehur rezervat e tij per tejkalimin e kompetencave nga ana e organit te Policise Ndertimore, e cila, sipas Dobjanit, ne disa raste ka kaluar “nga ekstremi i mosveprimit ne ate te veprimit te nxituar dhe problematik”.

Presidenti i Kongresit te Autoriteteve Lokale dhe Rajonale te Keshillit te Evropes, z. Di Stasi vleresoi qendrimin e Avokatit te Popullit per ēeshtjet ne diskutim dhe kerkoi kontributin e tij te metejshem per te bashkepunuar me ekspertet nderkombetare qe pritet te vijne se shpejti ne Tirane.

Avokati i Popullit u shpreh i hapur per kete bashkepunim dhe falenderoi z. Di Stasi per perkrahjen e Keshillit te Evropes ndaj Institucionit te Avokatit te Popullit ne Shqiperi.

 

  

Zėdhėnėsi i Avokatit tė Popullit

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit