Njoftim pėr shtyp

___________________________________________________________________________

 

Tiranė, mė 16/12/2009

  

Avokati i Popullit ne Takimin e Trete te Shoqates se Ombudsmaneve te Mesdheut

   

  

   

  

         

Avokati i Popullit, z. Ermir Dobjani mori pjese ne takimin e trete te Shoqates se Ombudsmaneve te Rajonit te Mesdheut (AOM) mbajtur ne Athine, Greqi, ne datat 14 dhe 15 Dhjetor 2009, me teme mbi transparencen ne sherbimet publike dhe rolin e Ombudsmanit.

Ne kete aktivitet moren pjese 24 institucione te Avokatit te Popullit te brigjeve te Mesdheut si dhe perfaqesuesit nga  Komisariati i Larte i te Drejtave te Njeriut prane Organizates se Kombeve te Bashkuara si dhe nga Lidhja e Shteteve Arabe dhe nga Ombudsmani i Bashkimit Europian.

Pjesemarresit kane trajtuar tema te tilla si aksesi ne dokumentet administrative, aksesi ne vendet e privimit te lirise dhe lufta kunder korrupsionit.

Asembleja e pergjithshme e AOM-it vendosi qe, ne vazhdim te deklarates se perfaqesueit te Komisariatit te Larte te te Drejtave te Njeriut prane Kombeve te bashkuara , te zhvilloje bashkepunimin me OKB me tre objektiva konkrete:

1. Te ftoje institucionet e mbrojtjes se te drejtave te njeriut te behen pjese e rrjetit te institucioneve te promovimit dhe mbrojtjes te te drejtave te njeriut, nese nuk e kane bere akoma kete, ēka Avokati i Popullit i Shqiperise e ka bere, duke u riakredituar me statusin A;

2. Te inkurajoje shtetet respektive te nenshkruajne dhe ratifikojne instrumentat nderkombetare qe lidhen me heqjen e lirise, perfshire ketu dhe mekanizmat e mbrojtjes kunder tortures, ēka Avokati i Popullit i Shqiperise e ka realizuar, duke funksionuar qe prej vitit 2008, si Mekanizem Kombetar per Parandalimin e Tortures;

3. Te inkurajojne institucionet e Ombudsmaneve ndermjetesimin per te patur me teper parasysh ne punen e tyre normat nderkombetare qe lidhen me te drejtat e njeriut.

Ombudsmanet dhe Mediatoret e Mesdheut formojne tashme qe prej vitit 2008 nje familje institucionale qe punojne se bashku per mbrojtjen e te drejtave te njeriut.

Takimi i radhes do te mbahet ne Spanje, duke ju pergjigjur pozitivisht fteses se Avokatit te Popullit te Spanjes.

.

 

  

Zėdhėnėsi i Avokatit tė Popullit

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit