Tiranė, mė
15/12/2005
TĖ
GJITHĖ SĖ BASHKU NĖ MBROJTJE TĖ TĖ DREJTAVE TĖ FĖMIJĖVE
-Konference
Kombetare Organizuar nga Institucioni i AVOKATIT TE POPULLIT nė
bashkėpunim me SAVE THE CHILDREN dhe
UNICEF
Shqiperi-
Perballe
realitetit te shumices se femijeve ne bote, fjalia
e "Deklarates se te drejtave te femijes" e vitit 1959,
se "Njerėzimi duhet tu jape femijeve atė ēka ai ka mė
tė mirė,
tingėllon si jo reale, tha ne fjalen e tij Avokati i Popullit,
z. Ermir Dobjani, ne Konferencen Kombetare per te drejtat e
femijeve, zhvilluar sot ne mjediset e Hotel Tirana International.
Avokati
i Popullit ne bashkepunim me organizaten Save the Children dhe
Zyren e UNICEF-it ne Shqiperi organizuan sot kete aktivitet,
qellimi i te cilit eshte bashkerendimi i perpjekjeve te
institucioneve shqiptare per zbatimin e politikave te integruara
qe synojne nje mbrojtje me rezultative dhe efikase te te drejtave
te femijeve.
Ne
Konference moren pjese dhe dhane kontributin e tyre Kryetarja e
Kuvendit, zj. Jozefina Topalli, Ministri i Punes, Ēeshtjeve
Sociale dhe Shanseve te Barabarta, z. Kosta Barka, Ministri i
Drejtesise, z. Aldo Bumēi, Ministri i Brendshem, z. Sokol
Olldashi, Perfaqesuesja e UNICEF-it ne Shqiperi, zj. Carrie Auer,
Drejtori i Save the Children, z. Steve Ashby si dhe mjaft
perfaqesues te Shoqerise Civile.
Femijet
i ndjejne me shume si per mire, ashtu dhe per keq pasojat e
veprimeve ose mosveprimeve te qeverisjes. Pothuajse ēdo vendim i
qeverise ne ēdo fushe, ndikon tek femijet ne menyre direkte apo
indirekte. Me siguri mund te themi se gjendja e femijeve, edukimi
dhe shendeti eshte nje barometer matės i saktė i ndryshimeve
sociale apo ekonomike ne nje shtet, tha me tej ne fjalen e tij
Avokati i Popullit, Ermir Dobjani.
Konferenca
Kombetare Te gjithe se bashku ne mbrojtje te te drejtave te
femijeve eshte pjese e aktiviteteve te pervitshme ne nivel
kombetar, qe Avokati i Popullit zhvillon sipas detyrimit
kushtetues dhe prioriteteve te politikave te Zyres se tij.
Perfundimet
e Konferences do tu dergohen te gjitha institucioneve shqiptare
qe merren me hartimin dhe zbatimin e politikave ne fushen e
mbrojtjes se te drejtave te femijeve.
Zėdhėnėsi i
Avokatit tė Popullit
|